• e premte, 27 dhjetor 2024

Gjithsej 502 transplante të veshkave janë kryer në Klinikën e urologjisë

Gjithsej 502 transplante të veshkave janë kryer në Klinikën e urologjisë

Shkup, 31 janar 2024 (MIA) - Gjithsej 502 transplante veshkash janë kryer deri më tani në Klinikën e urologjisë, informoi sot drejtori Sasho Dohçev në konferencën për shtyp. 

"Numri i përgjithshëm i transplanteve deri tani është 502, prej të cilëve 85 janë kadaverike. Është e rëndësishme të përmenden edhe tre vitet gjatë pandemisë Kovid-19, periudhë kur transplantimet kryheshin me rrezik të madh për pacientët", shpjegoi Dohçev.

Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti informoi se në dhjetor u krye me sukses transplanti jubilar i veshkës te një paciente 25-vjeçare e cila ndodhej në gjendje të rëndë.

"Veçanërisht më vjen mirë që pas operacionit dhe ecurisë postoperative, sot ajo është në gjendje të mirë shëndetësore dhe dalëngadalë po i kthehet aktiviteteve të përditshme", shton ministri.

Mexhiti paralajmëroi edhe rinovimin e urologjisë. 

Në pyetjen se sa pacientë presin në listë, prof. dr. Goce Spasovski tha se pesë çifte janë gati për transplantim të gjallë, rreth 120 persona për transplantim kadaverik. qa/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR