• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjithsej 12 raste të salmonelës në pesë shkolla në Shkup

Gjithsej 12 raste të salmonelës në pesë shkolla në Shkup

Shkup, 9 nëntor 2023 (MIA) - Gjithsej 12 raste të salmonelës janë evidentuar në pesë shkolla të Shkupit, konfirmoi për MIA-n, primarius doktor, Lulzime Bajrami, drejtuese e Repartit për epidemiologji pranë Qendrën së shëndetit publik - Shkup.

"Fillimisht dje kemi regjistruar shtatë raste me salmonelë, pastaj edhe dy gjatë dtës së djeshme, për të pasur tre raste të reja të evidentuara sot. Bëhet fjalë për shkollat "Vllado Taseski, "Vojdan Çernodrinski", "Dimo Haxhi Dimov", "Jan Komenski" dhe një shkollë tjetër. Të gjitha këto raste janë me rezultate të vërtetuara, jo vetëm klinike, por edhe laboratorike", sqaroi Bajrami.

Sot, siç sqaroi kanë patur edhe aktivitete tjera, kontrolle në shkolla, magazina, ku ruhet ushqimi, ndërsa nesër do të vazhdohet me kontrolle të tjera, ku do të dorëzohet ushqimi, sepse sot nuk është mundur të përfshihet.

Bajrami gjithashtu informoi se ka pasur paralajmërim edhe për një rast tjetër, ku janë paraqitur prindër për simptoma tek fëmijët, por ai ende nuk është konfirmuar dhe nuk ka pasur asgjë konkrete.

Ajo apeloi që prindërit t'i dërgojnë fëmijët në mjek, duke përmendur se disa prej tyre i kanë mbajtur fëmijët ne kushte shtëpie me simptoma. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR