• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Gjermania po blen sistem amerikano-izraelit të mbrojtjes

Gjermania po blen sistem amerikano-izraelit të mbrojtjes

Berlin, 28 shtator 2023 (MIA) - Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius dhe homologu i tij izraelit Joav Galant sot në Berlin nënshkruan memorandum për bashkëpunim për blerje të sistemit "Shigjeta 3"  (Arrow). Marrëveshja parasheh blerjen e sistemit të avancuar të mbrojtjes amerikane - izraelite "Shigjeta 3" për kapjen e raketave balistike me rreze të gjatë veprimi. 

Marrëveshja që kushton 3,5 miliardë dollarë është hapi i fundit në përpjekjet e Berlinit që ta fuqizojë mbrojtjen e saj kundërajrore pas pushtimit rus ndaj Ukrainës.

Gjermania planifikon ta integrojë "Shigjeta 3" në përpjekjet më të gjera të mbrojtjes të NATO-s. Berlini vitin e kaluar e filloi nismën "Mburoja e qiellit evropian" për 19 vende. 

Izraeli në gusht mori miratim nga Uashingtoni sepse sistemi është zhvilluar bashkërisht me SHBA-në. 

Pistorius ditën e sotme e vlerësoi si historike, sepse sistemi "Shigjeta" është "një nga më të mirët, nëse jo edhe më i miri". 

"E shohim nga sulmet e përditshme ruse ndaj Ukrainës se sa është e rëndësishme mbrojtja kundërajrore", theksoi Pistorius duke shtuar se mbrojtja e tillë është thelbësore, veçanërisht për Gjermaninë, e cila është në "zemër të Evropës".

Gjermania planifikon që të fillojë me shfrytëzimin e "Shigjeta 3" në fund të vitit 2025. 

Galant theksoi se me "dy nënshkrime të thjeshta është shënuar historia" dhe se dërgesa do të jetë efikase dhe me kohë. 

"Kjo është një ngjarje prekëse për çdo hebre. Kanë kaluar vetëm 80 vjet nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, por ende Izraeli dhe Gjermania po bashkojnë forcat për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt për të dy vendet", theksoi Gallant. fc/

Fotografia: Ukipedia

QËNDRONI TË LIDHUR