• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Gjermania do të ndajë 100 milionë euro shtesë ndihmë për Ukrainën në prag të dimrit

Gjermania do të ndajë 100 milionë euro shtesë ndihmë për Ukrainën në prag të dimrit

Berlin, 17 shtator 2024 (MIA) - Gjermania do të sigurojë 100 milionë euro shtesë ndihmë për Ukrainën këtë dimër, tha sot ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena Berbok gjatë vizitës së saj në Moldavi.

"Rusia përsëri planifikon 'luftë dimërore' me qëllim për t'ua bërë jetën ukrainasve sa më të papërballueshme", deklaroi Berbok para takimit të ministrave në Kishinau.

"Rusia ka kryer një sërë sulmesh ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, duke shkaktuar ndërprerje të gjata në disa pjesë të vendit.

Në qershor, Kievi theksoi nevojën për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore për të siguruar rimëkëmbjen e infrastrukturës energjetike dhe funksionimin e saj gjatë dimrit, kur kërkesa është më e lartë për shkak të temperaturave të ftohta. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR