Gjermania dhe Franca kanë vendosur një tren super të shpejtë midis Berlinit dhe Parisit
- Gjermania dhe Franca sot kanë vendosur një tren në qarkullim super të shpejtë mes Berlinit dhe Parisit, i cili do të kalojë këtë seksion për rreth tetë orë. Treni do të qarkullojë një herë në ditë, ndërsa operator do të jetë hekurudha gjermane "Dojçe Ban".
- Post By Fami Bajrami
- 16:06, 16 dhjetor, 2024
Berlin, 16 dhjetor 2024 (MIA) - Gjermania dhe Franca sot kanë vendosur një tren në qarkullim super të shpejtë mes Berlinit dhe Parisit, i cili do të kalojë këtë seksion për rreth tetë orë. Treni do të qarkullojë një herë në ditë, ndërsa operator do të jetë hekurudha gjermane "Dojçe Ban".
Treni i ri lëshohet në përdorim në kohën kur "Dojçe Ban" kërkon të përmirësojë besueshmërinë dhe përpikmërinë e tij, pasi që vetëm 60 për qind të trenave të tij në distancë të gjatë arritën në kohë muajin e kaluar. Deri në vitin 2027, kompania planifikon ta rrisë këtë përqindje në 75 për qind.
Treni super i shpejtë do të ndalet në Frankfurt, Karlsrue dhe Strasburg. Për momentin, ka edhe një tren më të ngadaltë që lidh të njëjtën linjë dhe qarkullon tre herë në javë. rq/bsh/
Foto: arkivi/ilustrim