• e diel, 06 tetor 2024

Gjermani: Krizë e pengjeve në një barnatore në Karlsrue

Gjermani: Krizë e pengjeve në një barnatore në Karlsrue

Berlin, 10 mars 2023 (MIA) - Policia gjermane në Karlsrue rrethoi një zonë për shkak të situatës rrjedhëse të pengjeve në një barnatore, raportoi DPA.

Në vijim është një aksion i madh policor.

"Shërbimet e urgjencës janë në vendngjarje për shkak të pengjeve në farmacinë në rrugën Etlinger. Situata aktuale është e paqartë, më shumë informacion së shpejti", shënoi policia lokale në Tuiter. Nuk dihet ende se sa persona janë aktualisht në farmaci, pra sa pengje janë.

Gjithçka filloi në orën 16:30 minuta. Dojçe vele raporton se policia e ka rrethuar hapësirën rreth barnatores  në qendër të Karlsrues, ndërsa kuptohet se policia ka lidhur kontakt me njërin person të dyshuar për marrje të pengjeve.

Policia i hapi dyert e shkollës që të qëndrojnë banorët të cilët për shkak të rrugëve të bllokuara nuk kanë mundur të arrijnë në shtëpitë e tyre. Njerëzit  nuk janë në rrezik për jetë, kumtoi policia  në bazë të vlerësimit të tyre për gjendjen momentale.

Megjithatë, ata e lutën opinionin ta shmangë rajonin dhe t'i ndjekë të gjitha udhëzimet e dhëna nga shërbimet  për raste urgjente. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR