• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjeneral-nënkoloneli Gjurçinovski për vizitë zyrtare në Turqi

Gjeneral-nënkoloneli Gjurçinovski për vizitë zyrtare në Turqi

Shkup, 15 korrik 2024 (MIA) - Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski, nga sot do të zhvillojnë një vizitë zyrtare disaditore tek Forcat e armatosura (FA) të Republikës së Turqisë.

Gjatë vizitës në Shtatmadhorinë e FA turke dhe Ministrinë e Mbrojtjes në Ankara, gjenerali Gjurçinovski është planifikuar të zhvillojë takime me shefin e Këshillit të sigurimit të Republikës së Turqisë, gjeneralin Metin Gjurak dhe ministrin e Mbrojtjes, Jashar Gyler.

Siç thuhet në njoftimin e Shtatmadhorisë, gjatë qëndrimit në Turqi, delegacioni i Armatës do të vizitojë komandat dhe njësitë e FA turke, përfshirë komandën për operacione speciale të FA turke, ku ndër të tjera do të rishikohen edhe ambientet stërvitore të njësive speciale.

Bashkëpunimi në mbrojtje me FA të Republikës së Turqisë si partneri ynë strategjik zhvillohet në disa fusha, ku shprehet veçanërisht në: trajnime, edukim ushtarak, pjesëmarrje të përbashkët në misione dhe operacione paqësore, pajisje dhe të tjera, thuhet në njoftim. qa/

QËNDRONI TË LIDHUR