• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjeneral-nënkoloneli Gjurçinovski për vizitë në korpusin e NATO-s për diskolim të shpejtë në Selanik

Gjeneral-nënkoloneli Gjurçinovski për vizitë në korpusin e NATO-s për diskolim të shpejtë në Selanik

Shkup, 28 qershor 2024 (MIA) - Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski sot do ta vizitojë komandën e korpusit të NATO-s për diskolim të shpejtë me seli në Selanik.

Gjatë qëndrimit, Gjurçinovki do të realizojë takim me komandantin e korpusit të NATO-s, gjeneral-nënkolonel Atanasios Garinis, pas së cilit delegacioni do të ketë takim pune me personelin e shtabit kryesor të korpusit të NATO-s.

Në takimin midis gjeneralëve Gjurçinovski dhe Garinis, siç është paralajmëruar, do të diskutohet për bashkëpunimin e deritanishëm ushtarak dhe për mundësitë dhe format për aktivitete të mëtutjeshme të përbashkëta me Korpusin e NATO-s. 

Nga Shtatmadhoria e Armatës kujtojne se pranimi në korpus të NATO-s për dislokim të shpejtë u bë në vitin 2023, pas nënshkrimit të marrëveshjes së anëtarësimit, me të cilën, siç thonë, filluam me pjesëmarrjen e një oficeri shtabi. Në takimet e mëparshme të gjeneralit Gjurçinovski me komandantët e korpusit, u diskutua për mundësitë e shfrytëzimit të objekteve të PU "Krivollak" dhe për trajnim të përbashkët dhe aktivitete stërvitore.

"Bashkëpunim aktiv ushtarak Armata realizon edhe me korpusin e NATO-s për diskolim të shpejtë me seli në Itali, ndërsa nëpërmjet përfshirjes në aktivitetet e këtyre forcave ne rrisim kontributin tonë në forcimin e sigurisë kolektive dhe përmirësimin e aftësive tona, trajnimit dhe ndërveprimit gjatë angazhimit në operacionet e udhëhequra nga NATO", informuan nga Armata. ls/ 

foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR