• e martë, 26 nëntor 2024

Gjeneral-nënkolonel Gjurçinovski në konferencë të shefave të Shtatmadhorive të vendeve të Ballkanit Forumi B-9

Gjeneral-nënkolonel Gjurçinovski në konferencë të shefave të Shtatmadhorive të vendeve të Ballkanit Forumi B-9

Shkup, 6 qershor 2024 (MIA) -Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski, sot mori pjesë në konferencën e 17-të të shefave të Shtatmadhorive të vendeve të Ballkanit Forumi B-9, e cila mbahet në qytetin shqiptar Durrës.

Siç kumtoi Shtatmadhoria, në konferencën e këtij viti u diskutua për temën "Angazhimi i të rinjve në sigurinë e mbrojtjes: promovimi i përfshirjes së të rinjve në çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë, inkurajimi i inovacionit dhe përballja me sfidat e plotësimit dhe mbajtjes së fuqisë punëtore në ushtri", si dhe mbi raportet vjetore të grupeve të përhershme të punës për kërcënimet asimetrike, edukimin ushtarak, trajnimin dhe koordinimin.

Gjenerali Gjurçinovki në fjalimin e theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe mbështetjes së ndërsjellë në të gjitha fushat që janë të rëndësishme për forcat e armatosura dhe sigurinë e rajonit.

Në kuadër të konferencës, gjenerali Gjurçinovski realizoi takime të veçanta bilaterale me shefat e Shtabit të Shtatmadhorisë së të gjitha vendeve anëtare, ku u bisedua për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë ushtarak, aktivitetet e përbashkëta aktuale dhe të ardhshme, qëndron në kumtesën.

Qëllimi i konferencës, e njohur si Forum "B-9", është përforcimi i bashkëpunimit ushtarak të shteteve ballkanike përmes gjetjes së një mënyre për të zgjidhur së bashku sfidat, rreziqet dhe kërcënimet e sigurisë në rajon. Aktivitetet që rezultojnë nga konferenca janë koordinimi i trajnimit dhe edukimit të përbashkët, përmes të cilit arrihet niveli i nevojshëm i ndërveprimit të ndërsjellë, theksohet në kumtesën.

Forumi "B-9" u themelua me nismën e Greqisë dhe Turqisë në vitin 2006. Nisma u krijua zyrtarisht me nënshkrimin e “Terms of reference” nga Shefat e Shtatmadhorive të Ballkanit më 10 maj 2007 në Bruksel. ls/

Foto: Shtatmadhoria

 

QËNDRONI TË LIDHUR