• e shtunë, 23 nëntor 2024

Gjeneral-majori Sashko Lafçiski do ta marrë detyrën e kryeshefit të shtatmadhorisë së Armatës

Gjeneral-majori Sashko Lafçiski do ta marrë detyrën e kryeshefit të shtatmadhorisë së Armatës

Shkup, 18 gusht 2024 (MIA) - Në solemnitetin qendror me rastin e 18 Gushtit - Ditës së Armatës, sot në Ohër do të mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së kryeshefit të shtatmadhorisë së Armatës nga kryeshefi i deritanishëm i SHM-së, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski te kryeshefi i sapoemëruar i SHM-së, gjeneral-majori Sashko Lafçiski.

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, të premten (16 gusht) në prag të Ditës së Armatës, nënshkroi një dekret për avancimin e gjeneralit të brigadës Sashko Lafçiski në gradën gjeneral-major dhe emërimin e tij në postin e kryeshefit të Shtatmadhorisë së Armatës.

"Me dekret të presidentes Siljanovska Davkova, për shkak të skadimit të mandatit, është shkarkuar kryeshefi i deritanishëm i Shtatmadhorisë, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski dhe është vendosur si këshilltar i kryeshefit të Shtatmadhorisë të Armatës për gatishmëri luftarake dhe operacione", kumtoi kabineti i presidentes. sa/

foto: Armata

QËNDRONI TË LIDHUR