• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjenerali Rajmund Andzhejçak: Ne thjeshtë tashmë nuk kemi municion për Ukrainën

Gjenerali Rajmund Andzhejçak: Ne thjeshtë tashmë nuk kemi municion për Ukrainën

Varshavë, 28 prill 2023 (MIA) - Polonia tashmë nuk mund ta sigurojë municionin që i nevojitet Ukrainës, ndërkaq që Rusia ka resurse ta vazhdojë luftën, paralajmëron shefi i Shtatmadhorisë së armatës polake, gjenerali Rajmund Andzhejçak.

Në takim strategjik të Byrosë për siguri nacionale gjeenerali Andzhejçak tha se është pesimist kur e analizon politikisht luftën në Ukrainë

Kjo është kështu, sqaroi ai, sepse "nuk asgjë që sugjeron se Rusisë do t'i mungojnë resurset për vazhdim të konfliktit", transmetuan mediumet polake.

Gjatë mbledhjes, gjenerali polak tha se nuk ndjen se sanksionet do t'i pakësojnë rresurset e Rusisë, që do të pamundësojë vazhdimin e luftës.

Gjenerali bëri edhe vlerësim të aftësisë së Polonisë për të dërguar municion në Ukrainë.

"Ne thjeshtë nuk kemi municion. Industria jonë nuk është e gatshme të dërgojë pajisje në Ukrainë dhe t'i mirëmbajë rezervat e veta që po pakësohen", tha ai.

Gjenerali shtoi se "lufta nuk është punë e ushtarit, por ajo para së gjithash është çështje e e politikës, me faktorët ekonomik që i përfshijnë financat, infrastrukturln, teknologjinë, ushqimin dhe shumë çështje tët jera që duhet t'i përfshini në ekuacion për t'i kuptuar".

Ai gjithashtu tha se nuk ka indikacione se ukrainasit të cilët e braktisën vendin e tyre do të kthehen në shtëpi për ta filluar rikosntruimin, duke shtuar se beson se samiti i NATO-s në Vilnus do të jetë "samit që do ta definojë kredibilitetin tonë, të NATO-s dhe të tërë Perëndimit".

Nëse përgjigja "vonon" dhe nuk ka mjaft vendosmëri, Ukraina do të mbetet pa kurfarë mundësie për të ardhmen. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR