• e shtunë, 23 nëntor 2024

Gjendje e jashtëzakonshme në 32 qytete dhe komuna të Serbisë për shkak të përmbytjeve

Gjendje e jashtëzakonshme në 32 qytete dhe komuna të Serbisë për shkak të përmbytjeve

Beograd, 15 qershor 2023 (MIA) - Në Serbi, për shkak të daljes nga shtrati të lumenjëve, është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në 32 qytete dhe komuna, ndërsa derisa mënjanohen pasojat pritet valë e re e daljes nga shtrati për shkak të reshjeve përmbytëse, deklaroi përfaqësuesi i Sektorit për gjendje të jashtëzakonshme të MPB-së, Millosh Milenkoviq.

Milenkoviq për RTS deklaroi se nga 26 maji deri më sot janë evakuuar 76 persona, ndërsa pjesëtarët e MPB Serbi kanë pasur rreth 500 intervenime.

Ai shtoi se më shumë angazhime të pjesëtarëve të Sektorit për gjendje të jashtëzakonshme ka pasur në Novi Pazar, Aleksinac dhe Kosjeriq. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR