• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjendja e rrugëve

Gjendja e rrugëve

Shkup, 10 shtator 2023 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë nëpër rrugë kryesisht të thata.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.  

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Prej 11.0.2023 do të vendoset regjim i përkohshëm rrugor në tunelin në stacionazhin km 6+326 deri km 6+366 në anën e djathtë të tunelit, drejtimi Bllacë - Shkup, për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore - sanimi i tunelit. Do të ketë sinjalizim ndriçues me lëshim të njëpasnjëshëm të automjeteve.

Nga përmbytjet e shkaktuara më 14 qershor 2003 në Dellçevë dhe rrethinë janë dëmtuar themelet e urës Cërvenska Reka në rrugën kryesore A3 seksioni Makedonska Kamenicë - Dellçevë. Trafiku në urë zhvillohet në mënyrë alternative, në një korsi. 

Rruga rajonale nga fshati Izvor për në Prilep, më saktësisht fshati Stepanc komuna e Çashkës në drejtim të Prilepit është e mbuluar me rrëshqitje dheu dhe baltë për shkak të shiut dhe është e pakalueshme.

Duke filluar nga data 08.4.2023, aksi rrugor Ohër - Resnjë, përmes parkut kombëtar Galiçica është i hapur për komunikacion të automjeteve me peshë të lejuar deri 3,5 tonë. 

Nga 14 qershor 2023 filloi projekti "Rehabilitimi i  rrugës R1303, pjesa Makedonski Brod – Prilep, vendkalimi Barbaros. Qarkullimi në këtë rrugë do të zhvillohet pa probleme, me shpejtësi maksimale prej 30 km/h.

Për shkak realizimit të punimeve ndërtimore (rindërtimi i rrugës) në rrugën Podmolje - Ohër në autostradën A3, komunikacioni do të rikahëzohet përmes rrugës rajonale R-1208. Punimet do të nisin më 9 qershor 2023 dhe në vendngjarje do të vendoset sinjalistika përkatëse e trafikut. 

DGT Zhikol SHPKNJ njoftoi se në ditën 10.5.2023 për shkak të realizimit të aktiviteteve ndërtimore në seksionin Strumicë - Dabiljë, është vendosur regjim i përkohshëm komunikacioni.    

Nga 08.05.2023 filluan aktivitetet ndërtimore: Vendosja e bankinës në autostradën A2, seksioni Shkup - Tetovë, nga ana e firmës NSHN BITEM SHPKNJP Shkup sipas Marrëveshjes së lidhur ndërmjet Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore dhe firmës realizuese NSHN BITEM SHPKNJP Shkup. Në trasenë në të cilën realizohen punët ndërtimore ka regjim të përkohshëm komunikacioni.

Nga 26.4.2023 filluan aktivitetet ndërtimore në Rrugën Shtetërore A1, në drejtim nga Demir Kapia në Negotinë, për të cilën do të ndryshohet regjimi i qarkullimit me mbylljen e plotë të autostradës në kryqëzimin Demir Kapi, ndërsa qarkullimi do të ridrejtohet në Rrugën Rajonale R1102.      

Duke filluar nga data 06.03.2023, në autostradën A1, pjesa Petrovec - Katllanovë, fillojnë aktivitetet ndërtimore, për këtë arsye ka ndryshuar regjimi i lëvizjes së automjeteve. Qarkullimi po zhvillohet pa probleme dhe rekomandohet qasje e kujdesshme.

Sipas informacioneve të DGT Zhikoll, për shkak të punimeve ndërtimore në rrugën shtetërore A2, aksi rrugor Milladinovc-Hipodrom, komunikacioni  në autostradë do të zhvillohet sipas regjimit kohor.

Për shkak të kryerjes së punimeve në rrugën e shpejtë nga Gradsko deri në Drenovë, në rrugën shtetërore A1, aksi Veles – Negotinë, do të zbatohet ndryshim i përkohshëm i regjimit të komunikacionit. Regjimi i përkohshëm do të zbatohet në të dyja drejtimet në autostradën E-75.

Komunikacioni do të zhvillohet pa probleme, me shpejtësi V=80 km/h në zonën e sheshndërtimit.

Regjimi do të zbatohet deri në ndërtimin e plotë të qarkores së re Gradsko.   

Nga data 03.11.2022 filluan punimet ndërtimore në rrugën shtetërore A4, Bllacë – Shkup. Punimet ndërtimore fillojnë me mbylljen e plotë prej 11 + 056 km deri në 12 + 369 km dhe riorientimin e komunikacionit nëpër rrjetin e komunikacionit përreth. 

SH.N. Ilinden – Strugë njofton se në aksin rrugor Kërçovë – Ohër, në seksionin nga fshati Trebenishtë – Ohër prej datës 13.10.2022 është vendosur regjim i ndryshuar i komunikacionit. Pjesëmarrësit në komunikacion rekomandohen që t’i respektojnë sinjalizuesit e vendosur dhe ta përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugës.  

STRABAG AG njofton: Në bazë të Miratimit për ndryshim të përkohshëm të regjimit të komunikacionit në rrugën shtetërore A1 – aksi Veles-Negotinë, të dhënë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve me numër 11-rr-46/4, nga 21.07.2022, që ka të bëjë për ndërtimin e pjesës së re Gradsko (si pjesë e autostradës A1), në pjesën e lartpërmendur do të kryhen punime ndërtimore edhe në 12 muajt e ardhshëm, ndërsa do të zbatohet ndryshim i përkohshëm i regjimit të komunikacionit.  

Regjimi i përkohshëm do të zbatohet në të dyja akset rrugore të autostradës E-75, në zonën e ndërtimit të unazës së re Gradsko edhe atë në drejtim të pikës kufitare Bogorodicë dhe në drejtim të vendkalimit kufitar Tabanoc. Komunikacioni do të zhvillohet nëpër korsinë për komunikacion, ndërsa nuk do të mund të lëvizë në korsinë e tejkalimit.  

SHN Granit SHA Shkup njofton se në pajtim me miratimin e lëshuar për regjim të përkohshëm të komunikacionit gjatë ndërtimit të autostradës A4, segmenti VK “Bllacë” – Shkup ( qarkorja “Stenkovec”) Nënaksi 1 – zgjerimi i rrugës ekzistuese A4 nga VK “Bllacë” deri në fshatin  Bllacë  në nivelin e autostradës dhe ndërtimi i një pjese të autostradës me qarkore për lidhje me rrugë lokale për në fshatin Bllacë, para pikës kufitare “Bllacë” nga 17.06.2022. në vendin e punimeve të ndërtimit zhvillohet regjim i përkohshëm i qarkullimit të dyanshëm me sinjalizues përkatës.  

Sipas informatës nga Shoqata e Ndërtimtarisë Pellagonia SHA Gostivar, prej datës 05.09.2022 realizohen aktivitetet ndërtimore për sanimin e rrëshqitjeve të dheut në km 19+500 (afër fshatit Glloboçicë) dhe 24+000 (afër fshatit Llukovë) në rrugën rajonale R1001 aksi Strugë – Dibër. Komunikacioni po zhvillohet në mënyrë alternative dhe është rregulluar me semaforë. 

 "Stenton gradba SHPK" njofton për ndryshim të përkohshëm të regjimit të komunikacionit në rrugën shtetërore A1, segmenti Gradsko-Prilep (Farishë-Prilep), konkretisht pas urës në lumin Raec drejt Pletvarit për shkak të aktiviteteve ndërtimore nga data 02.03.2022. në lidhje me projektin Rehabilitimi i rrugës shtetërore A1, pjesa Farish-Prilep dhe do të zgjasë në12 muajt e ardhshëm. Për shkak të punimeve ndërtimore do të ketë ndryshim të qarkullimit në dy korsi, drejtuesit e mjeteve duhet t’i respektojnë sinjalizuesit e vendosur në rrugë dhe të lëvizin me shpejtësi të ulur gjatë kalimit në aksin ku po zhvillohen punimet. 

Në aksin rrugor A2 Kërçovë – Ohër, për shkak të punimeve ndërtimore në disa akse, komunikacioni po zhvillohet me devijime. Është vendosur sinjalizim adekuat rrugor dhe prandaj rekomandojmë respektim të rreptë të të njëjtit dhe shpejtësi të adaptuar të lëvizjes. 

QËNDRONI TË LIDHUR