• e diel, 24 nëntor 2024

Gjendja e rrugëve

Gjendja e rrugëve

Shkup, 10 mars 2024 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë të thata.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.  Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Nga data 15.11.2023 filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjes dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky detyrim zgjat deri më 15.03.2024.

LAMM rekomandon shpejtësi e adaptuar e lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

Duke filluar nga data 15.11.2023, aksi rrugor Ohër - Resnjë, përmes parkut kombëtar Galiçica do të jetë i mbyllur  për komunikacion të automjeteve. Në atë vend do të vendoset ainjalistikë adekuate e komunikacionit. Ky regjim kohor do të zgjasë deri më 01.04.2024.  

Duke filluar nga data 11.12.2023 është ndryshuar regjimi i komunikacionit në autostradën A3, seksioni Prilep- Manastir për shkak të kryerjes së hulumtimeve gjeoteknike në rrugë. Regjimi i përkohshëm i qarkullimit do të zhvillohet në përputhje me projektin e miratuar të qarkullimit. Regjimi i përkohshëm i qarkullimit është i vlefshëm 6 muaj, gjegjësisht deri në përfundimin e punimeve ndërtimore.

Duke filluar nga data 05.12.2023 do të ndryshohet regjimi i komunikacionit në rrugën shtetërore A2, aksi Tetovë-Gostivar në të dyja drejtimet e lëvizjes për shkak të kryerjes së hulumtimeve gjeoteknike në rrugë. Regjimi i përkohshëm i qarkullimit do të zhvillohet në përputhje me projektin e miratuar të qarkullimit.. Regjimi i përkohshëm i qarkullimit është i vlefshëm  6 muaj, gjegjësisht deri në përfundimin e punëve ndërtimore. 

Duke filluar nga data 24.11.2023 nga ora 16:00, regjimi i komunikacionit në seksionin e autostradës A-1, Kumanovë - GP "Tabanoc", më saktë Kumanovë-Kriva Pallankë, korsia  e djathtë për ndalje dhe ndalim të detyruar do të mbyllet për qarkullim në gjatësi prej 500 m, ndërsa komunikacioni do të zhvillohet në korsinë e komunikacionit për ngasje dhe parakalim.

SHN Granit SHA Shkup njofton se sipas miratimit të lëshuar për regjim të përkohshëm të komunikacionit për shkak të punimeve ndërtimore në autostradën A4, segmenti VK "Bllacë" - Shkup (kryqëzimi "Stenkovec") nënseksioni 1 - nga 08.11.2023. rruga ekzistuese lokale për në f. Bllacë nga autostrada A4 para vendkalimit kufitar do të mbyllet, ndërsa qasja në fshatin Bllacë do të sigurohet me rrugë të përkohshme para vendkalimit kufitar, sipas sinjalistikës së vendosur në komunikacion. 

Më 07.11.2023 nga ora 13:00 është kryer një ndryshim i përkohshëm i regjimit të qarkullimit në pjesën e autostradës A1, Petrovec - Katllanovë - rehabilitim duke zgjeruar autostradën A1 (rruga majtas dhe djathtas në të dy drejtimet) në gjatësi prej 6000 m, qarkullimi do të zhvillohet në rrugën e sapondërtuar (Katllanovë – Petrovec) dykahëshe, me sinjalistikë të vendosur vertikalisht, ndërsa rruga Petrovec – Katllanovë do të jetë e mbyllur për qarkullim.

Nga data 24.10.2023 filloi rikonstruimi i rrugës rajonale 1301 (Ohër-Shën Naum). Komunikacioni do të zhvillohet pa ndërprerë dhe do të rregullohet me sinjalistikë përkatëse. 

SHN Granit SHA Shkup njofton se sipas miratimit të lëshuar për regjimin e përkohshëm të komunikacionit të autostradës A4, seksioni VK "Bllacë"-Shkup (kryqëzimi "Stenkovec") Nënseksioni 1  - zgjerimi i rrugës ekzistuese A4 nga VK  "Bllacë" deri në f. Bllacë, deri në nivel të autostradës dhe ndërtimi i një pjese të autostradës me kryqëzim për t'u lidhur me një rrugë lokale për në f. Bllacë, 2 km para vendkalimit kufitar "Bllacë" nga data 06.10.2022. në kantierin e punimeve të ndërtimit po zhvillohet një regjim i ri i përkohshëm i komunikacionit me dy drejtime (me dy rrethrrotullime), me sinjalistikë të vendosur në mënyrë përkatëse. Komunikacioni po zhvillohet vazhdimisht pa ndalesa. Rekomandim drejtuesve të automjeteve për shpejtësi të rregulluar të lëvizjes dhe respektim të sinjalistikës së komunikacionit të vendosur.

Nga data 11.09.2023 është vendosur regjim i përkohshëm rrugor në tunelin e aksit rrugor Bllacë - Shkup, për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore - sanimi i tunelit. Do të ketë sinjalizim ndriçues me lëshim të njëpasnjëshëm të automjeteve.

BION SHPK Tetovë njofton se nga data 20.05.2023 në aksin rrugor "Rruga shtetërore A3, pjesa: Bukovë - Ohër, nënndarja Bukovë - hyrje në Ohër" ka ndryshim të regjimit të përkohshëm të komunikacionit për shkak të kryerjes së punëve të parapara në objektin "Vendosja e sinjalistikës dhe pajisjeve të komunikacionit në rrugën shtetërore A3, pjesa Bukovë – Ohër, nënseksioni Bukovë – hyrja në Ohër". Modaliteti do të jetë sipas projektit të trafikut. Punimet në objekt janë planifikuar të përfundojnë më 29.02. 2024.

Nga data 14.06.2023 filloi projekti "Rehabilitimi i karkasës në rrugën R1303, pjesa Makedonski Brod – Prilep, vendkalimi Barbaros". Qarkullimi në këtë rrugë do të zhvillohet pa probleme, me shpejtësi maksimale 30 km/h.

Për shkak realizimit të punimeve ndërtimore (rindërtimi i rrugës) në rrugën Podmolje - Ohër në autostradën A3, komunikacioni do të rikahëzohet përmes rrugës rajonale R-1208. Punimet do të nisin më 9 qershor 2023 dhe në vendngjarje do të vendoset sinjalistika përkatëse e trafikut. 

Duke filluar nga data 06.03.2023, në autostradën A1, pjesa Petrovec - Katllanovë, filluan aktivitetet ndërtimore, për këtë arsye ka ndryshuar regjimi i lëvizjes së automjeteve. Qarkullimi po zhvillohet pa probleme dhe rekomandohet qasje e kujdesshme. 

Për shkak të kryerjes së punimeve në rrugën e shpejtë nga Gradsko deri në Drenovë, në rrugën shtetërore A1, aksi Veles – Negotinë, do të zbatohet ndryshim i përkohshëm i regjimit të komunikacionit. Regjimi i përkohshëm do të zbatohet në të dyja drejtimet në autostradën E-75. Komunikacioni do të zhvillohet pa probleme, me shpejtësi V=80 km/h në zonën e sheshndërtimit. Regjimi do të zbatohet deri në ndërtimin e plotë të qarkores së re Gradsko. 

Në aksin rrugor Gradsko - Prilep janë duke u zhvilluar aktivitete ndërtimore, andaj rekomandojmë vozitje të kujdesshme dhe shpejtësi të përshtatshme.

Në aksin rrugor A2 Kërçovë – Ohër, për shkak të punimeve ndërtimore në disa akse, komunikacioni po zhvillohet me devijime. Është vendosur sinjalizim adekuat rrugor dhe prandaj rekomandojmë respektim të rreptë të të njëjtit dhe shpejtësi të adaptuar të lëvizjes. 

LAMM QENDRA INFORMATIVE

Тел. (02)15-555

QËNDRONI TË LIDHUR