• e mërkurë, 17 korrik 2024

Gjendet i riu që ekipet e SPB, DMSH, NJTKZ dhe qytetarë prej dy ditësh e kërkonin në Manastir

Gjendet i riu që ekipet e SPB, DMSH, NJTKZ dhe qytetarë prej dy ditësh e kërkonin në Manastir
Manastir, 29 korrik 2022 (MIA) – Është gjetur i riu P.D (24 vj) i cili nga familja e tij u raportua si i zhdukur, njoftoi sot SPB-Manastir. Nga SPB- Manastir theksojnë se operacioni për gjetjen është kryer në zonën mes fshatrave Brusnik dhe Lavci të Manastirit, ndërsa kanë marrë pjesë edhe nëpunës policor nga SPB Manastir në koordinim me Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim, Njësinë territoriale kundër zjarreve Manastir si dhe ekipe nga ATV “Ujësjellësi” Manastir të cilët kanë gjetur P.D (24) nga Manastiri. Siç është e njohur, më 27 korrik në SPB Manastir babai i tij T.D (52) nga Manastiri ka lajmëruar se P.D është larguar nga shtëpia.

QËNDRONI TË LIDHUR