• e enjte, 18 korrik 2024

Gjendet gruaja e zhdukur në malin Plaçkovica

Gjendet gruaja e zhdukur në malin Plaçkovica
Shtip, 19 korrik 2022 (MIA) - Para një ore në malin Plaçkovica është gjetur 65-vjeçarja nga Shtipi, e cila dje ishte raportuar si e zhdukur. Zëdhënësi i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Ilija Bojarovski  informoi se rreth orës 9:45, gruaja e cila ishte humbur është gjetur në malin Plaçkovica nga  ana e nëpunësve të policisë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Përndryshe,  kërkimet për të kanë nisur gjatë ditës së djeshme nga ana e nëpunësve të policisë, ndërsa janë përfshirë alpinistë dhe gjuetarë. Me rastin janë njohur Komuna e Karbincit, Policia Pyjore, pastaj NP Pyjet e Maqedonisë “Serta”-Shtip dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim. ar/      

QËNDRONI TË LIDHUR