• e hënë, 08 korrik 2024

Gjendet drogë gjatë bastisjeve në dy banesa në Shkup

Gjendet drogë gjatë bastisjeve në dy banesa në Shkup

 Shkup, 31 mars 2024 (MIA)  - Nga ana e Njësisë për Tregti të Paligjshme në SPB Shkup më 29/30 mars janë kryer bastisje me urdhër të gjykatës në dy banesa në zonën e Qendrës dhe Karposhit, ku janë gjetur edhe sekuestruar kokainë,  marihuanë dhe dy vaga digjitale.

 Siç kumtoi MPB-ja, gjatë bastisjes nga liria është privuar L.J. (54) nga Shkupi.

 Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse, theksojnë nga MPB-ja.

 Foto: MPB

 

QËNDRONI TË LIDHUR