• e mërkurë, 17 korrik 2024

Gjendet drogë, arrestohen dilerët në Prilep dhe Manastir

Gjendet drogë, arrestohen dilerët në Prilep dhe Manastir
Prilep, 5 shtator 2022 (MIA) - Policia sot ka arrestuar dy persona nga Prilepi dhe një person nga Manastiri, të cilëve iu është gjetur një lëndë pluhur ngjyrë kafe dhe marihuanë. Përkatësisht, në Prilep, në rrugën "Skopska", policia ka ndaluar një 32-vjeçar nga Prilepi me iniciale Ç.K. dhe një bashkëqytetar të  tij 36-vjeçar me iniciale P.I. Tek ata  u gjetën dy qese me lëndë pluhuri ngjyrë kafe. Të dy janë arrestuar nga policia e Prilepit dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes do të bëhet kallëzim penal.

Gjithashtu,  sot policia në Manastir ka arrestuar një 25-vjeçar nga Manastiri me iniciale N.D. tek i cili u konstatua se kishte marijuanë. Ai është arrestuar në stacionin policor në Manastir dhe pas dokumentimit të rastit do të bëhet kallëzim penal, informojnë nga  MPB-ja e Manastirit. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR