• e mërkurë, 26 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Gjendet amfetamin në Gjevgjeli, masë paraburgimi ndaj dy personave

Gjendet amfetamin në Gjevgjeli, masë paraburgimi ndaj dy personave

Shkup, 19 mars 2025 (MIA) - SPB Strumicë – NJPB Gjevgjeli, në Prokurorinë Themelore Publike Gjevgjeli, parashtroi kallëzim penal ndaj B.G.(24) dhe А.М.(25) nga Shkupi, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale "prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshim në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“ dhe ndaj А.А.(27) nga Shkupi për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale "mosdenoncimin e veprës penale dhe kryerësit".

Siç njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme, të hënën, 17 mars, nëpunësit policor të SPB Strumicë – NJPB Gjevgjel në pikëpagesën rrugore në Gjevgjeli, gjatë masave të ndërmarra kanë ndaluar automjetin e pasagjerëve "folksvagen golf" me targa regjistrimi të Shkupit, të drejtuar nga B.G., ndërsa bashkudhëtarë ishin А.М. dhe А.А.

"Në bazë të urdhrit të gjykatës, ishte ushtruar kontroll në automjet, me ç’rast në brendinë e pjesës së parme ishin gjetur tre pako me amfetamin me një peshë të përgjithshme prej rreth 1,5 kilogramë. Personat u sollën para gjykatësit të Gjykatës Themelore Gjevgjeli ku ndaj B.G. dhe А.М. u caktuar masë e paraburgimit. qa/

Foto: Ministria e Punëve të Brendshme

QËNDRONI TË LIDHUR