• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjenden tre turistët e huaj të cilën humbën në Parkun kombëtar “Galiçicë”

Gjenden tre turistët e huaj të cilën humbën në Parkun kombëtar “Galiçicë”

Shkup, 24 korrik 2023 (MIA) - Nëpunës policor nga SPB Manastir – DPB Resnjë dhe shërbimi i shpëtimit të Kryqit të Kuq nga Ohri, dje pasdite në orën 17:30 kanë gjetur tre shtetasit amerikanë të cilën humbën në Parkun kombëtar “Galiçicë”.

Siç ka informuar MPB-ja, N.A.(33) nga SHBA dje në orën 15:42 në SPB Manastir ka lajmëruar se bashkëshorti i saj L.C.(33) dhe vëllai i saj J.A.(30), të gjithë shtetas të SHBA-së kanë humbur në Parkun kombëtar "Galiçicë".

Sipas asaj që është raportuar, ata janë nisur drejt majës së Galiçicës, më pas janë ndarë dhe për shkurtë kohë kanë humbur.

Nga MPB theksojnë se menjëherë pas lajmërimit, nëpunës policor nga SPB Manastir – DPB Resnjë së bashku me shërbimin e shpëtimit të Kryqit të Kuq të Ohrit kanë kryer kërkimet në terren, ku më pas personat në fjalë janë gjetur. Ata pastaj janë orientuar drejt shtegut që çon në fshatin Leskoec dhe me automjetin e Parkut kombëtar “Galiçicë” janë transportuar në rrugën e asfaltuar Dogana-Tërpejcë.

Që të tre janë kontrolluar nga ekipi i Ndihmës së shpejtë të Resnjës dhe është konstatuar se janë në gjendje të mirë shëndetësore ku më pas janë drejtuar në objektin akomodues në Ohër.

 

QËNDRONI TË LIDHUR