Gjenden tre motoçiklistët të cilët në Pllaçkovicë janë larguar nga grupi
- Policia sot i gjeti tre motoçiklistët nga Shtipi të cilët dje së bashku me një grup motoçiklistësh kanë lëvizur në malin Pllaçkovicë dhe rreth orës 19 janë veçuar drejt fshatit Zërnovc pas çka kanë qenë të paqasshëm.
- Post By Sheriban Kllokoci
- 13:33, 22 maj, 2023
Shkup, 22 maj 2023 (МИА) - Policia sot i gjeti tre motoçiklistët nga Shtipi të cilët dje së bashku me një grup motoçiklistësh kanë lëvizur në malin Pllaçkovicë dhe rreth orës 19 janë veçuar drejt fshatit Zërnovc pas çka kanë qenë të paqasshëm.
"Në malin Pllaçkovicë, sot në afërsi të hidrocentralit në ndërtim në Lumin e Zërnovcit të Koçanit, nëpunësit policorë të SPB Shtip në koordinim me përfaqësuesit e klubit Off-road Shtip i kanë gjetur tre motoçiklistë A.S., S.D. dhe B.T., të gjithë nga Shtipi. Dje së bashku me një grup motoçiklistësh, ata kanë lëvizur me motoçikleta në malin Pllaçkovicë dhe rreth orës 19 janë veçuar nga grupi drejt fshatit Zërnovc, pas çka kanë qenë të paqasshëm", informojnë nga MPB.
Tre motoçiklistë janë gjetur në vendin Kazandoll, të palënduar në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë kthyer.