Gjenden migrantë në rrethinën e Gjevgjelisë, arrestohen dy kontrabandues
- Nëpunës policorë të Stacionit Policor për Kontrollime Kufitare dhe Mbikqyrje Kufitare “Bogorodicë”, dje në ora 14:30 minuta në f. Bogorodicë-Gjevgjeli, i kanë privuar nga liria F.S. (21) dhe O.Ç.D. (19), të dy nga Republika e Turqisë, me vendqëndrim të përkohshëm në Shkup.
- Post By Besnik Shuki
- 10:54, 17 tetor, 2024
Shkup, 17 tetor 2024 (MIA) - Nëpunës policorë të Stacionit Policor për Kontrollime Kufitare dhe Mbikqyrje Kufitare “Bogorodicë”, dje në ora 14:30 minuta në f. Bogorodicë-Gjevgjeli, i kanë privuar nga liria F.S. (21) dhe O.Ç.D. (19), të dy nga Republika e Turqisë, me vendqëndrim të përkohshëm në Shkup.
Siç kumtoi sot MPB-ja, gjatë kontrollit të automjetit “seat ibiza” me targa të regjistrimit të Shkupit, të cilin e ka drejtuar F.S., janë gjetur pesë migrantë nga Iraku, prej tyre një person i gjinisë femrëore dhe një i mitur. Ndërsa, gjatë kontrollit në automjetin “citroën C3” me targa të Shkupit, i cili drejtohej nga O.Ç.D., janë gjetur katër migrantë, njëri prej tyre i mitur.
Personat janë në mbajtje në stacion policor, ndërsa migrantët janë vendosur në Qendrën Pranuese-Transitore në Gjevgjeli. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohen kallëzime përkatëse. bsh/
Foto: MIA arkiv