• e hënë, 23 shkurt 2026

Gjenden armë gjatë kontrollit në rajonin e Tetovës, arrestohen dy persona, njëri për kërcënim me vrasje masive nëpërmjet internetit

Gjenden armë gjatë kontrollit në rajonin e Tetovës, arrestohen dy persona, njëri për kërcënim me vrasje masive nëpërmjet internetit

Shkup, 20 shkurt 2026 (MIA) - Në një aksion të koordinuar policor në rajonin e Tetovës, Departamenti për Shkaërrimin e Krimit të Organizuar dhe të Krimit të Rëndë ngriti dy kallëzime penale - një për terrorizëm kundër një banori 20-vjeçar të Reçicës së Vogël, i cili në rrjetin social  "Discord"  bëri kërcënim për sulm masiv të armatosur   dhe një tjetër kundër një burri 89-vjeçar për posedim dhe trafikim të paligjshëm të armëve. Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, aksioni u krye pas informacioneve të marra nga FBI dhe Ambasada e ShBA-së, dhe gjatë kontrolleve u gjetën armë automatike, pistoleta dhe një sasi e madhe municioni.

Nga atje theksojnë se i dyshuari K.H. (20) në fund të muajit janar të këtij viti përmes aplikacionit soacial "Discord" ka dërgur një kërcënim serioz se është gati të kryejë një sulm me armë zjarri - një pushkë automatike AK-47, e njohur si Kalashnikov, ndërsa shpjegonte se kishte probleme me shëndetin mendor. Inspirimi për një sulm të tillë, theksojnë nga MPB, ishte një ngjarje nga 14.12.2012 në ShBA  kur Adam Lanza - një djalë 20-vjeçar, në shkollë në ShBA me pushkë automatike vrau 26 persona, 20 prej të cilëve ishin fëmijë, potencohet në komunikatën e MPB-së.

 

"Pas marrjes së informacioneve nga Ambasada e ShBA-së në Shkup se nga ana e FBI është  paraqitur një kërkesë për zbulimin e menjëhershëm të një profili "Discord" që gjendet në vedin tonë, nga i cili ishin bërë kërcënime serioze, MPB në koordinim me PTHP GOKK, ndërmori veprime për të zbuluar autorin e krimit. Pas identifikimit dhe lokalizimit të adresës së përdoruesit më 17.02.2026, nëpunësit  e policisë nga Departamenti për Shkatërrimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë - Sektori për Luftimin e Terrorizmit, me ndihmën e NJAS Tigrat dhe në koordinim me PTHP GOKK, kryen kontrolle në një shtëpi dhe ambiente të tjera në një lokacion në Reçicë të Vogël, rajoni i Tetovës", thuhet në komunikatën drejtuar MPB-së.

 Gjatë bastisjeve te K.H. dhe anëtarëve të familjes së tij të ngushtë, siç shtojnë, u gjetën dhe u sekuestruan disa sende që janë objekt i një çështjeje penale.

 Nga atje theksojnë se dy persona janë privuar nga liria dhe se kundër K.H. është ngritur kallëzim penal në PTHP GOKK për veprën penale "terrorizëm" sipas nenit 394-b paragrafi 2 i KP, dhe kundër Xh.H. është ngritur kallëzim penal në PTHP Tetovë për veprën penale "prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar me armë dhe eksplozivë" sipas nenit 396 të KP.

 Foto: MPB

 

QËNDRONI TË LIDHUR