• e hënë, 23 shkurt 2026

Gjellë me fasule te reja

Gjellë me fasule te reja

Kjo pjatë e lehtë dhe e shëndetshme është zgjidhje e shkëlqyer për një drekë të përditshme, veçanërisht në muajt e verës kur fasulet jeshile janë në sezon. Perimet dhe erëzat e freskëta i japin shije dhe vlerë të veçantë ushqyese. Shërbejeni të ngrohtë me një fetë bukë të zezë ose misri për një kënaqësi të plotë.

Përbërësit (për 4 persona):

1 karotë

50 gram rrënjë selino (e qëruar)

1 spec djegës (i prerë në katrorë)

1 lugë gjelle vaj ulliri

½ qepë (e grirë imët)

2 thelpinj hudhër (të grirë imët)

700 gr fasule jeshile  (të pastruar dhe të larë)

1 litër ujë

1 lugë  trumzë

1 lugë kripë deti

1 lugë uthull vere

¼ lug piper i zi i bluar

Përgatitja:

Prisni karrotën, specin dhe rrënjën e selinos në copa të vogla.

Ngrohni vajin e ullirit në një tenxhere në zjarr mesatar. Skuqni qepën dhe hudhrën shkurt, pastaj shtoni përzierjen e perimeve. Përziejini dhe skuqini për disa minuta të tjera. Shtoni fasulet jeshile dhe ujin. Shtoni kripë, mbulojeni dhe gatuajini në zjarr të ulët për rreth 30 minuta ose derisa fasulet të zbuten. Në fund, shtoni gradualisht uthullën e verës, duke e përzier vazhdimisht. Rregulloni shijen me piper të zi të bluar dhe trumzë të freskët.

Servimi: 

Gjellën shërbejeni të nxehtë ose në temperaturë ambienti.

Foto: Fripik

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR