• e shtunë, 28 dhjetor 2024

GJEDNJ solli aktvendim kundër vendit për trajtim johuman të punonjësve të seksit në aksionin policor në vitin 2008

GJEDNJ solli aktvendim kundër vendit për trajtim johuman të punonjësve të seksit në aksionin policor në vitin 2008

Shkup, 26 shtator 2023 (MIA) - Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka sjell aktvendim kundër Maqedonisë së Veriut, D.H. dhe të tjerë nga vendi me të cilën konstatoi se shteti në nëntor të vitit 2008 në aksionin policor të quajtur “Shkatërrimi i prostitucionit në rrugë”, ku arrestoi 23 punonjës seksi, një aktiviste të një shoqate qytetare dhe disa kalimtarë të rastit të cilët u gjetën përgjatë kejit të lumit Vardar i ekspozoi punëtoret e seksit në një trajtimi çnjerëzor dhe poshtërues pasi u privuan nga liria, të lënë gjatë natës pa ushqim, ujë dhe pa qasje në tualet.

Gjykata konstatoi shkelje të së drejtës së privatësisë për shkak të publikimit të fotografive të viktimave në ueb faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, pa fshehur identitetin e tyre dhe ka urdhëruar shtetin që t'u paguajë atyre një shumë prej 13.300 euro për dëmtimet e pësuara dhe mbrojtjen jo efektive të të drejtave të tyre para gjykatave vendore, raporton “HOPS”.

Nga të gjithë të arrestuarit, shtojnë ata, 23 punonjëse seksi pa u informuar për arsyet e privimit të lirisë, janë mbajtur gjatë gjithë natës në stacionin policor të Bit Pazarit, ndërsa të nesërmen janë dërguar në Klinikën për sëmundje infektive dhe febrile ku u testuan për gjak dhe sëmundje seksualisht të transmetueshme dhe më pas janë liruar.

Gjatë gjithë kohës derisa janë privuar nga liria, punonjëset e seksit janë dhunuar verbalisht nga nëpunësit e policisë si dhe janë ekspozuar ndaj poshtërimit dhe talljes. Të 23 punonjëset e seksit të arrestuar natën e kanë kaluar në një hapësirë të vogël, pa qasje në ushqim, ujë dhe tualet ndërsa disa prej tyre kanë qenë në krizë abstinence me diarre dhe të vjella.

Siç ka konstatuar Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ), viktimat e privuara nga liria, në një situatë që është nën kontrollin e autoriteteve, është përgjegjësi e shtetit, ndërsa sipas GJEDNJ, Qeveria nuk ka prezantuar prova të mjaftueshme që vërtetojnë përfundimisht se autoritetet policore kanë marrë parasysh nevojat bazë të aplikantëve, duke përfshirë sigurimin e ushqimit, ujit dhe qasjes në tualet gjatë qëndrimit të tyre në stacion policor.

 

QËNDRONI TË LIDHUR