• e shtunë, 28 dhjetor 2024

GJEDNJ e hodhi poshtë ankesën për abolimin e anuluar të Ivanovit

GJEDNJ e hodhi poshtë ankesën për abolimin e anuluar të Ivanovit

Shkup, 16 shkurt 2023 (MIA) - Gjykata evropiane për të drejta të njeriut në Strasburg e hodhi poshtë si të palejuar, ankesën për abolimin e anuluar të ish-presidentit Gjorge Ivanov të vitit 2016 me të cilin u falën 56 persona të dyshuar dhe të dënuar në disa lëndë që i zhvillonte Gjykata speciale publike, mes të cilëve edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ministri i Transportit dhe Lidhjeve në qeverinë e tij, Mile Janakieski, ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe ish-funksionarë të tjerë shtetërorë.

GJEDNJ vendosi rreth ankesës së çarashtruar nga tetë qytetarë të Republikës së Maqeodnisë së Veriut në vitin 2020. Vendimi i Gjykatës është i kapshëm në linkun në vijim.

Bëhet fjalë për abolimin e ish-presidentit Gjorge Ivanov të prillit të vitit 2016. Në vitin 2016 Gjykata kushtetuese i hoqi ndryshimet ligjore të vitit 2009 në të cilat u fshi neni 11, që i dha mundësi presidentit të japë abolim edhe pa zbatimin e procedurës për falje.

Menjëherë pas vendimit të Gjykatës kushtetuese, Ivanov vendosi t'i falë funksionarët e atëhershëm të VMRO-DPMNE-së, që çoi drejt protestave masive. pas reagimeve në opinion, u sollën ndryshime të Ligjit për falje me çka u la hapësirë për tërheqje të abolimeve. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR