• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Gjatë tri javëve të fundit në veri të Gazës janë vrarë 1.000 palestinezë, thonë autoritetet palestineze

Gjatë tri javëve të fundit në veri të Gazës janë vrarë 1.000 palestinezë, thonë autoritetet palestineze

Gazë, 28 tetor 2024 (MIA) – Drejtoria e mbrojtjes civile në Gazë njoftoi se të paktën 1.000 palestinezë janë vrarë në sulmet e kryera nga armata izraelite në pjesën veriore të Rripit të Gazës gjatë tri javëve të fundit. 

Zëdhënësi i Drejtorisë për Mbrojtje Civile, Mahmud Basak, deklaroi se të paktën 1.000 njerëz ishin vrarë në sulmet e kryera nga armata izraelite në pjesën veriore të Gazës për rreth tri javë. 

Basal deklaroi se të paktën 100.000 njerëz u ishin nënshtruar bllokadave dhe sulmeve në Xhabalia, Beit Hanun dhe Beit Lahija, ndërsa edhe 100.000 njerëz ishin të zhvendosur në qytetin Gazë. 

Duke bërë të ditur se armata izraelite e ka vrarë çdonjërin që ka bërë përpjekje tu dërgojë ndihmë palestinezëve në pjesën veriore të Gazës, Basal thotë se Izraeli e ka shfrytëzuar heshtjen e bashkësisë ndërkombëtare që të zbatojë politikë të “shkatërrimit etnik” në pjesën veriore të Gazës. 

Basal kërkoi nga institucionet ndërkombëtare të ndërmarrin masa urgjente për shpëtimin e palestinezëve në veri të Gazës. 

Armata izraelite, e cila më 5 tetor kreu sulme intensive ajrore në veri të Gazës, veçanërisht në kampin e refugjatëve Xhabalia, më 6 tetor kreu edhe sulm tokësor ndaj rajoneve të përmendura. 

Spekulohet se ky hap është ndërmarrë me qëllim që të evakuohen palestinezët nga veriu i Gazës dhe të përgatitet rajoni për zhvendosjen izraelite, por këto deklarata nuk munden të merren me siguri. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR