• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjatë një fluturimi në Dakota është rrëzuar një aeroplan bombardues amerikan

Gjatë një fluturimi në Dakota është rrëzuar një aeroplan bombardues amerikan

Uashington, 5 janar 2024 (MIA) - Një aeroplan bombardues B-1 nga baza e forcave ajrore Elsvort në Dakotën e Jugut është rrëzuar gjatë një trajnimi, ndërsa katër anëtarët e ekuipazhit janë katapultuar, njoftuan forcat ajrore të SHBA-së.

Aeroplani u rrëzua dje rreth orës 17:50 sipas kohës lokale, ndërsa katër anëtarët e ekuipazhit katapultuan në mënyrë të sigurt.

Agjencia amerikane thotë se në kohën e aksidentit dukshmëria ishte e ulët me temperatura të ulëta dhe re të ulëta.

B-1 është një bombardues konvencional supersonik që për herë të parë është përdorur në vitet 1980.

Përdoret për mbështetje të bombarduesve amerikanë në rajonin e Azisë dhe Paqësorit dhe operacionet amerikane në Afganistan dhe nuk mban armë bërthamore. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR