• e shtunë, 23 nëntor 2024

Gjatë një aksidenti në rrugën Tetovë - Jazhincë janë gjetur armë në një automobil, hetim kundër dy personave

Gjatë një aksidenti në rrugën Tetovë - Jazhincë janë gjetur armë në një automobil, hetim kundër dy personave

Shkup, 12 tetor 2023 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka dhënë urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër një shtetasi të Kosovës dhe një të Maqedonisë së Veriut, të cilët dyshohen për veprën penale "prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregti të palejuar me armë dhe materie shpërthyese". 

"Të dytë, në automobilin 'fiat bravo' me targa të Kosovës, pa leje kanë mbajtur pistoletë të markës 'Zastavë e kuqe" me një kornizë në të cilën ka pasur katër plumba me kalibër 6.35 mm, si dhe një pistoletë 'ЕRМА WERKE'. Armët ishin gjetur më 10 tetor kur dy të dyshuarit me veturë ishin përfshirë në një aksident trafiku në rrugën rajonale Tetovë - Jazhincë. Në këtë aksident vetura kishte dalë nga rruga dhe ishte rrokullisur, të dyshuarit me lëndime trupore ishin dërguar në spital, ndërsa gjatë kontrollit të kryer nëpunësit e policisë i kanë gjetur armët në automjet", bëhet e ditur në kumtesën e Prokurorisë Publike. 

Prokurori kompetent publik Gjykatës Themelore në Tetovë i ka parashtruar propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit për dy të dyshuarit. Gjykatësi e ka pranuar propozimin dhe u ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR