• e martë, 16 korrik 2024

Gjatë natës reshje lokale të rrëmbyeshme me erë të përforcuar, bubullima dhe breshër

Gjatë natës reshje lokale të rrëmbyeshme me erë të përforcuar, bubullima dhe breshër
Shkup, 1 shtator 2022 (MIA)- DPHM njoftoi se moti deri në fund të ditës do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm me shira lokal të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Gjatë natës moti jostabil do të përhapet në më shumë vende. Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë të motit të keq për kohë të shkurtër, erë të përforcuar, zbrazëtira elektrike dhe breshër. Edhe nesër do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, në disa vende me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë stuhie me shi të rrëmbyeshëm, erë të përforcuar, zbrazëtira elektrike dhe breshër. Temperatura minimale do të sillet në interval nga 13 deri në 20, ndërsa ajo maksimale do të ulet për 5 deri në 7 gradë dhe do të lëvizë nga 21 deri në 28 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë 4. Në Shkup do të mbajë mot i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje të kohëpaskohshme të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqiten e motit të ligë. Temperatura minimale do të jetë rreth 20, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 25 gradë Celsius. Të shtunën dhe të dielën në pjesën më të madhe të ditës do të ketë stabilizim të motit. Të dielën gjatë natës drejt të hënës dhe të hënën do të jetë mot i paqëndrueshme me shira të rrëmbyeshëm lokal, bubullima dhe erë të përforcuar. qa/    

QËNDRONI TË LIDHUR