• e premte, 05 korrik 2024

Gjatë kontrollit në Kavadar gjenden drogë dhe armë, arrestohen tre persona

Gjatë kontrollit në Kavadar gjenden drogë dhe armë, arrestohen tre persona

Shkup, 27 gusht 2023 (MIA) - Në stacionin pagesor “Sopot” në Veles dje në orën 16:45 nga nëpunës policor të SPB Veles janë privuar nga liria B.S.(27), N.D.(22) dhe M..M.(25) të gjithë nga Kavadari.

Siç informojnë nga MPB-ja, gjatë kontrollit ndaj tyre dhe automjetit “golf 4” me targa të Kavadarit me të cilin janë transportuar, si dhe gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre në Kavadar janë gjetur dhe marrë gaz lotsjellës, marihuanë, pistoletë 'zastava', karikator me një fishek 6.35 mm, tetë fishekë, dy gëzhoja, pushkë, pistoletë me kalibër 4.5 mm, dy thika, gaz lotsjellës.

Pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngritët parashtresë përkatëse.

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR