• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Gjatë kontrolleve në lokalet gastronomike në zonën e SPB Tetovë dhe Ohër janë gjetur 99 femra të cilat kanë qëndruar në kundërshtim me qëllimin, drogë dhe armë

Gjatë kontrolleve në lokalet gastronomike në zonën e SPB Tetovë dhe Ohër janë gjetur 99 femra të cilat kanë qëndruar në kundërshtim me qëllimin, drogë dhe armë

Shkup, 5 janar 2024 (MIA) - Në tre objekte gastronomike, dy prej të cilave në rajonin e SPB Tetovë dhe një në rajonin e Ohrit, gjatë veprimeve të kryera policore dhe hetimore, janë hasur gjithsej 99 persona femra me prejardhje nga Ukraina, Rusia, Bjellorusia, Shqipëria, Kosova, Kolumbia, Serbia, Argjentina, Bullgaria, Kazakistani dhe Republika e Maqedonisë së Veriut, të cilat kanë qëndruar në kundërshtim me qëllimin, ndërkaq është gjetur edhe në qese me  materie pluhur dhe një pistoletë "Gamo" me kalibër 4,5 mm, kumtuan sot nga MPB.

Më 04.05.2024, Njësia Nacionale  për goditjen e kontrabandës së migrantëve dhe tafikimit të qenieve njerëzore  pranë Departamentit për Hetimet Kriminalistike në Departamentit për goditjen e krimit të organizuar dhe të rëndë, në bashkëpunim me DOSP dhe në koordinim me Prokurorin Publik nga PTHP GKOK, pas marrjes së urdhrave për bastisje nga Gjykata Themelore Penale, Shkup, janë kryer bastisje në tri objekte gastronomike, dy prej të cilave në zonën e SPB Tetovë dhe një në zonën e Ohrit.

"Në objektin gastronomik  në pronësi të I.I.(26), janë gjetur 50 femra nga Ukraina, Rusia, Bjellorusia, Shqipëria dhe Kosova, si dhe një qese me drogë, si dhe janë identifikuar 80 mysafirë. Në objektin gastronomik, në pronësi të A.J. (26), janë gjetur 36 femra nga Ukraina, Rusia, Bjellorusia, Shqipëria, Kolumbia, Serbia, Argjentina, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, si dhe është gjetur një armë zjarri, ndërsa 95 mysafirët janë legjitimuar. Gjatë kontrollit të kryer në lokalin gastronomik në Ohër, në pronësi të H.A.(34), janë gjetur 13 femra nga Ukraina, Rusia, Bjellorusia, Kazakistani dhe Maqedonia e Veriut, si dhe në lokal janë gjetur dhe legjitimuar  47 mysafirë", kumtuan nga MPB.

Lidhur me femrat e gjetura të cilat kanë qëndruar në kundërshtim me qëllimin, do të fillojë procedura kundërvajtëse  pranë gjykatës kompetente, ndërsa kundër pronarëve do të paraqiten parashtresat përkatëse. ab/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR