Gjatë fundjavës së kaluar janë larguar 50 metra kub mbetje në Shkup
- Gjatë fundjavës së kaluar, ekipet e NP "Higjiena Komunale" – Shkup kanë realizuar një sërë aktivitetesh për ngritjen e mbeturinave nga deponitë e egra në më shumë komuna të Shkupit.
- Post By Qefsere Abduli
- 13:21, 19 gusht, 2024
Shkup, 19 gusht 2024 (MIA) - Gjatë fundjavës së kaluar, ekipet e NP "Higjiena Komunale" – Shkup kanë realizuar një sërë aktivitetesh për ngritjen e mbeturinave nga deponitë e egra në më shumë komuna të Shkupit.
"Janë larguar gjithsej 50 metra kub mbetje të vendosura në rrugët Skupi dhe Moskovska - në komunën Karposh të Shkupit, rrugën Nikolla Pushkarov (në afërsi të komunës së vjetër) - në komunën Gjorçe Petrov, si dhe në bulevardin Nikolla Karev (Rruga e Plastikave)- në komunën Çair", njoftojnë nga Ndërmarrjet publike.
Nga aty thonë se vazhdon edhe aksioni për mbledhjen e mbetjeve që momenatlisht po zhvillohet në komunën e Kisella Vodës, ndërsa nga data 21 gushti aksioni do të vazhdojë në komunën e Aerodromit, ku në katër lokacione NP 'Higjiena Komunale' - Shkup do të vendosë enë të veçantë në të cilën banorët e kësaj komune të Shkupit do të mund të hedhin mbetjet e tyre të vëllimshme. qa/
Foto: NP "Higjiena Komunale" – Shkup