• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Gjatë ditës do të kryhet mbikëqyrje e jashtëzakonshme inspektuese për punën dhe kuadrin profesional, thonë nga MPPS për rastin në kopshtin e fëmijëve në Shuto Orizarë

Gjatë ditës do të kryhet mbikëqyrje e jashtëzakonshme inspektuese për punën dhe kuadrin profesional, thonë nga MPPS për rastin në kopshtin e fëmijëve në Shuto Orizarë

Shkup, 25 shtator 2023 (MIA) - Gjatë ditës do të kryhet mbikëqyrje e jashtëzakonshme inspektuese ndaj punës së institucionit dhe kuadrit profesional, nga ana e inspektorëve për mbrojtje të fëmijëve, thonë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale për MIA-n, lidhur me rastin në kopshtin e fëmijëve në Shuto Orizarë.

"Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se zyrtarisht nuk ka marrë parashtresë për rastin në kopshtin '8 Prilli' në Shuto Orizarë. Megjithatë, pas zërave në mediume dhe sipas detyrës zyrtare, gjatë ditës do të kryhet mbikëqyrje e jashtëzakonshme inspektuese ndaj punës së institucionit dhe kuadrit profesional, nga ana e inspektorëve për mbrojtje të fëmijëve. Për konfirmimin e gjendjes faktike dhe parregullsive në punën e kuadrit profesional, që e ka trajtuar fëmijën, do të ndërmerren masa në pajtim me Ligjin për mbrojtje të fëmijëve", theksojnë nga MPPS.

Siç kumtoi të shtunën Ministria e Punëve të Brendshme, një prind, në SPB Shkup, të ptemten ka paraqitur se vajza e tij e mitur ka marrë lëndime të rënda trupore në kopshtin në rajonin e Shuto Orizarës.

"Në SPB Shkup, I.S.(28) nga Shkupi ka paraqitur se gjatë ditës në kopshtin e fëmijëve në rajonin e Shuto Orizarës vajza e tij e mitur ka marrë lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën urgjente në Kompleksin e klinikave 'Nëna Terezë'. Sipas paraqitjes, bashkëshortja e tij e ka ërguar vajzën në kopsht rreth orës 8:00 dhe meqë është në periudhë adaptimi, e ka marrë në orën 10:00. Gjithashtu, sipas paraqitjes, kur e ka sjellë në shtëpi dhe ka filluar ta zhveshë, vajza nuk është ndalur së qari, pas çka e kanë dërguar në Qendrën urgjente, ku mjeku e ka konstatuar lëndimin", ceket në kumtesën e Ministrisë.

Nga MPB informuan se ndërmerren masa për ndriçimin e rastit. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR