Gjatë 24 orëve 2.037 thirrje për raste urgjente për shkak të kushteve dimërore
- Gjithsej 2.037 thirrje për raste urgjente ka regjistruar Qendra për menaxhim me kriza (QMK) në 24 orët e kaluara, që është pothuajse dyfish më shumë se dita e kaluar.
Shkup, 26 nëntor 2023 (MIA) - Gjithsej 2.037 thirrje për raste urgjente ka regjistruar Qendra për menaxhim me kriza (QMK) në 24 orët e kaluara, që është pothuajse dyfish më shumë se dita e kaluar.
QMK informon se trafiku në rrugët shtetërore është zhvilluar rrjedhshëm dhe pa pengesa në kushte dimri nëpër rrugë të lagështa . Në rajonin e SPB Ohër ka ndalesë për automjete të rënda transportuese vetëm në aksin rrugor Dibër - Mavrovë.
Sipas raportimit të jashtëzakonshëm nga QMK rajonale - Manastir, në ora 9:40 aksi rrugor Prilep - Makedonski Brod (qafa "Barbaros") ka ndalesë për automjete më të rënda se tre tonë, ndërsa rruga rajonale prilep - Vitolishtë (Mariovë) ende nuk është pastruar dhe është e kalueshme vetëm për automjete terreni.
Nga NP për mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve magjistrale dhe rajonale thonë se ekipet kujdestare janë vazhdimisht në terren dhe i mbajnë të kalueshme të gjitha rrugët, po ashtu apelojnë drejtuesit e mjeteve që të lëvizin me kujdes dhe të përshtatin shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës.
Në 24 orët e fundit nuk ka të dhëna për zjarre të regjistruara në qiell të hapur - zjarrfikësit kanë intervenuar vetëm në zjarre në vendbanime. mb/