Gjashtëdhjetë e pesë raste të reja me grip në shtet
- – Janë regjistruar 65 raste të raportimeve në grupe për të sëmurë nga gripi – sëmundje të ngjashme me grip, nga 25 nëntori deri më 1 dhjetor, informojnë sot pasdite nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).
- Post By Fitore Curri
- 16:11, 5 dhjetor, 2024
Shkup, 5 dhjetor 2024 (MIA) – Janë regjistruar 65 raste të raportimeve në grupe për të sëmurë nga gripi – sëmundje të ngjashme me grip, nga 25 nëntori deri më 1 dhjetor, informojnë sot pasdite nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).
Dy raste më shumë në krahasim me javën e kaluar, ndërsa në krahasim me javën e 48-të të sezonit të kaluar, numri i rasteve të regjistruara është rritur për 3,2 për qind. Lidhur me modelin për 14 sezonet e fundit, është regjistruar ulje prej 18,9 për qind.
Lidhur me moshën, prej 15 deri 64 vjet janë regjistruar 43 persona, mbi 65 vjet – 11, prej pesë deri 14 vjet – nëntë dhe deri katër vjet – dy persona. Incidenca më e lartë (10,2/100.000) është regjistruar te personat e moshës prej pesë deri 14 vjet.
Personat e sëmurë këtë javë janë regjistruar në Kumanovë -18, Gostivar -17, Tetovë – tetë, Strumicë – gjashtë, nga katër në Kavadar, Negotinë dhe në Shtip, Prilep – dy dhe nga një në Shkup dhe në Radovish.
Në sezonin 2024/2025 numri i përgjithshëm i rasteve të gripit – sëmundje të ngjashme me gripin është 454 raste.
Nga ISHP theksojnë se vaksinimi kundër sezonit të gripit është mbrojtja më efikase nga kjo sëmundje. Instituti rekomandon vaksinim të të gjithë popullatës, veçanërisht të personave të cilët i takojnë të ashtuquajturave grupe të rrezikuara.
Në shtetin tonë, janë vaksinuar gjithsej 71.313 persona me vaksinë falas ose komerciale kundër gripit sezonal. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s