• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Gjashtë vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës

Gjashtë vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës

Athinë, 17 qershor 2024 (MIA) – Pikërisht gjashtë vjet më parë, më 17 qershor të vitit 2018, në fshatin e vogël Nivici (Psarades) në bregun e liqenit të Prespës nga pala greke, Shkupi dhe Athina nënshkruan Marrëveshjen e Prespës, e cila mbylli mosmarrëveshjen e gjatë mes dy vendeve. Republika e Maqedonisë e ndryshoi emrin në Republikën e Maqedonisë së Veriut, është hapur rruga për integrime euroatlantike, por edhe perspektiva të reja në marrëdhëniet bilaterale me Greqinë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Marrëveshja u nënshkrua në periudhën kur tek fqinji jonë jugor në pushtet ishte SYRIZA, ndërsa tek ne LSDM-ja dhe u nënshkrua nga ministrat e atëhershëm të jashtëm të Maqedonisë së Veriut dhe të Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias, në praninë e kryeministrave të atëhershëm Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, mediatorit negociues Methju Nimic, ish-komisionerit për Zgjerimin e BE-së Johanes Han dhe ish- Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë dhe Siguri, Federika Mogerini dhe përfaqësues të tjerë të lartë ndërkombëtarë, si dhe përfaqësues të dy vendeve. 

 

Marrëveshja e Prespës

Tetë muaj pas nënshkrimit dhe pas ratifikimit në Kuvendin tone dhe në Parlamentin grek, Marrëveshja hyri në fuqi më 12 shkurt të vitit 2019.

Sipas marrëveshjes, Republika e Maqedonisë u riemërua Republika e Maqedonisë së Veriut, shtetësia maqedonase/shtetas i Republikës së Maqedonisë Veriore dhe gjuha maqedonase.

Vendi u bë anëtarja e 30-të e NATO-s dhe pjesërisht iu hap rruga për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ndërsa në jug, siç dëgjohej shpesh herë nga të dyja palët, vendi fitoi nj vend mik, por edhe aleat.

Zgjidhjes së kontestit i paraprinë negociatat që zgjatën për 27 vjet, periodikisht ato ishin me ritme të shtuara dhe takime më të shpeshta, por kishte edhe periudha kur ato ishin në ngërç dhe ndërprerje, por gjithmonë përfundonin pa një zgjidhje të pranueshme reciprokisht, derisa në fund të vitit 2017 kur bisedimet u intensifikuan pas një ngecjeje thuajse trevjeçare dhe u arrit Marrëveshja.

 

 

Ако историскиот Договор од Преспа нѐ научи на нешто, тоа е дека е време да правиме историја на Балканот, наместо да бидеме заробени во неа, напиша на „Твитер“ лидерот на СИРИЗА и поранешен гр

Në Greqi, edhe pse një vit pas nënshkrimit, qeveria ndryshoi, megjithatë Marrëveshja respektohet dhe në vitet e kaluara bashkëpunimi mes dy vendeve është intensifikuar, në një sërë fushash si ekonomia, energjia etj., ndërsa Athina është një mbështetëse e fortë e perspektivës evropiane të të gjitha vendeve të rajonit, përfshirë edhe prespektivën e vendit tonë.

Qëndrimi i Qeverisë së Demokracisë së Re është se pavarësisht se si opozitë nuk e kanë përkrahur Marrëveshjen, duke e konsideruar të dëmshme për interesin kombëtar, si qeveri është e obliguar ta respektojë, pasi është marrëveshje ndërkombëtare që e ngarkon çdo Qeveri në kuadrin e vazhdimësisë së shtetit.

Ky është pikërisht mesazhi që Athina zyrtare po i dërgon Shkupit, tani që edhe këtu ka ndërrim pushteti.

 Marrëveshja e Prespës përsëri aktuale

  Pas inaugurimit të Presidentes Gordana Siljanovska Davkova më 12 maj, kur ajo përdori emrin Maqedoni dhe duke qenë se përkonte me periudhën kur filloi fushata parazgjedhore për zgjedhjet evropiane në fqinjin jugor, Marrëveshja e Prespës u përditësua në Greqi dhe për një periudhë më të gjatë ishte një nga temat kryesore në vend, e cila u trajtua në një sërë intervistash dhe fjalimesh nga kryeministri grek Kiriakos Micotakis, lideri i opozitës SYRIZA Stefanos Kaselakis, si dhe përfaqësues të qeverisë në Athinë.

 

Mesazhet nga Athina në Shkup ishin se Marrëveshja e Prespës është një marrëveshje ndërkombëtare që duhet respektuar, se emri i vendit është Maqedonia e Veriut erga omnes, pra për përdorim të përgjithshëm, se perspektiva e vendit në BE domosdoshmërisht kalon përmes Greqisë.

“Prisja një urim nga fqinji jugor për triumfin bindës, por fatkeqësisht hasëm në muskuj politik”, komentoi kryetari i VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski, një javë pas zgjedhjeve të dyfishta në vendin tonë, duke pasur parasysh se Athina zyrtare nuk dërgoi urim për zgjedhjen e presidentes së re.

Lidhur me përdorimin e emrit Maqedonia dhe emrit Maqedonia e Veriut, presidentja Siljanovska Davkova dhe Mickoski kanë përsëritur disa herë dhe kanë shpjeguar se e respektojnë Marrëveshjen e Prespës si marrëveshje ndërkombëtare, por në të njëjtën kohë kanë të drejtë individuale dhe njerëzore se si ta emërtojnë shtetin e tyre.

Menjëherë pas inaugurimit dhe reagimeve nga Athina, Zyra e Presidentes theksoi se Gordana Siljanovska Davkova “ka të drejtë të përdorë emrin Maqedoni në daljet e saj publike, si akt i të drejtës personale për vetëvendosje dhe vetëidentifikim, duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe në përputhje me vlerat dhe parimet evropiane”, por edhe se do t'i përmbahet zbatimit zyrtar të emrit kushtetues.

Këtë qëndrim presidentja e përsëriti dhe e shpjegoi në disa raste dhe e fundit ishte gjatë konferencës për shtyp pas Samitit të vendeve të përfshira në Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP) kur tha se “nuk mendon se kjo shkel Kushtetutën dhe se mospërdorimi i emrit kushtetues mund të shkaktojë probleme”. 

 

 

Темата околу употребата на уставното име не била отворена со грчкиот министер за надворешни работи Јоргос Герапетритис на денешниот Самит на земјите вклучени во Процесот за соработка во Југои

Kryeministri grek i dërgoi mesazh edhe mandatarit Hristijan Mickoski se pret që ai me dhënien e betimit “të japë një deklaratë të qartë se e respekton Marrëveshjen e Prespës dhe se emri i vendit të tij është Maqedonia e Veriut dhe do ta përdorin atë brenda dhe jashtë vendit”, komentoi se “kur dikush zgjidhet kryeministër nuk ka status individual të kryeministrit, sepse kryeministri është organ institucional”.

Lideri i VMRO-DPMNE-së dhe mandatari I Qeverisë ka shpjeguar se nuk e ka ndërmend të sillet si taleban, por nuk pret që dikush tjetër të sillet në atë mënyrë, duke theksuar se i përmbahen erga omnes për emrin, por edhe se është e nevojshme të bëhet një analizë e thellë e asaj që u përmbush nga Greqia nga Marrëveshja e Prespës. 

“Erga omneson ne përdorim gjithsesi. Neni 7 i Marrëveshjes, paragrafi 2 dhe 3 është shumë i qartë. Neni 1 i të njëjtës marrëveshje sqaron së çfarë nënkuptohet kur njëra dhe pala tjetër përdorin termin Maqedoni dhe maqedonisht. Dëshiroj sërish t'i lus mediat këtu në Maqedoni që t'i kushtojnë pak më shumë vëmendje analizës se çfarë ka përmbushur fqinji ynë jugor nga Marrëveshja dhe të ketë më pak provokim të së drejtave të mia të garantuara njerëzore me shumë konventa të përdorimit të termit Maqedoni, emri i atdheut tim në të cilin kam lindur dhe mbiemri maqedonas. Të shohim se çfarë kanë bërë këto gjashtë vite”, tha Mickoski në fillim të këtij muaji pas marrjes së mandatit për formimin e Qeverisë. 

 

Изјава на претседателот на ВМРО-ДПМНЕ Христијан Мицкоски кој од претседателката Гордана Сиљановска Давкова денеска доби мандат за формирање влада.

Disa ditë më vonë ai tha se Marrëveshja e Prespës duhet të respektohet dhe zbatohet edhe nga fqinji jugor.

Për këto qëndrime të Mickoskit, korrespodentja e MIA-s nga Athina kërkoi përgjigje nga zëdhënësi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis, në konferencën e rregullt për media të enjten.

“Kur ka një marrëdhënie që duhet të respektohet nga dy palë, mendoj se është pak oksimoron që njëra palë t'i kërkojë tjetrës të përfundojë rrugën, kur vetë nuk i ka bërë as metrat e parë. E para dhe më kryesorja është emri erga omnes. Kjo është diçka që nëse nuk e shohim të manifestuar nga të gjitha aspektet nga Maqedonia e Veriut, ne nuk do ta përfundojmë këtë rrugë dhe kjo është e vetëkuptueshme. Sigurisht që do të ishte e dëmshme për vendin tonë nëse do të mendonim të ndiqnim një taktikë tjetër”, tha Marinakis. 

 

Потребата да се почитува Договорот од Преспа како меѓународна обврска на двете земји, но и ставот дека Грција има континуитет и мора да го почитува договореното, ги повтори портпаролот на грч

Nevojën e respektimit të Marrëveshjes së Prespës si detyrim ndërkombëtar i të dy vendeve, por edhe qëndrimin se Greqia ka vazhdimësi dhe duhet të respektojë atë që është rënë dakord, është ripërsëritur nga zëdhënësi grek.

Lidhur me mesazhet nga Greqia, Mickoski, në një rast duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, komentoi se supozimi i tij ishte se "histeria që po ndodh te fqinji ynë jugor është ndoshta pjesë e fushatës së tyre zgjedhore".

 Ditët e kaluara duket se akulli është “thyer” mes dy vendeve, duke pasur parasysh se kreu i diplomacisë greke, Jorgos Gerapetritis dhe zëvendësja e tij, Aleksandra Papadopoulou, ndodheshin në Shkup për takimet në kuadër të takimit në Procesin e bashkëpunimit në Evropën Juglindore, ndërsa dje në margjinat e Samitit të Paqes në Zvicër, presidentja Siljanovska Davkova, siç ka njoftuar në Facebook, ka pasur takime për t'u njohur me kryeministrin e Greqisë, Kiriakos Micotakis dhe të Bullgarisë, Dimitar Glavçev.

“Mezi pres të angazhohem në diskutime produktive me ta për të mirën e vendeve tona dhe të rajonit. Duhet të bashkëpunojmë dhe të përmirësojmë marrëdhëniet mes fqinjëve”, ka shkruar presidentija.

 

-На маргините на Самитот за мир во Швајцарија остварив средби за запознавање со премиерите на Грција, Киријакос Мицотакис и на Бугарија, Димитар Главчев. Со нетрпение очекувам да се вклучиме

Çfarë është zbatuar nga Marrëveshja e Prespës?

Dhe ndërsa Maqedonia e Veriut përmbushi një pjesë të madhe, dhe ndoshta të gjitha detyrimet nga Marrëveshja e Prespës, në aspektin e zbatimit, si ndryshimi i emrit kushtetues dhe Kushtetutën, ndryshimin e pasaportave, targave, ndryshimin e emrave të Ministrive dhe institucioneve, etj. nga pala greke, siç ka shkruar MIA, disa herë në të kaluarën, ka vonesa të caktuara, për sa i përket zbatimit.

Tre memorandumet e bashkëpunimit të nënshkruara në vitin 2019 dhe të dorëzuara për herë të parë në Parlamentin grek në mesin e shtatorit 2020, nuk janë ratifikuar ende, pavarësisht se SYRIZA-ja opozitare i dorëzoi për herë të dytë muajin e kaluar.

 

 

Përveç kësaj, Këshilli i dytë i nivelit të lartë nuk u mbajt dhe disa nga tabelat e qarkullimit në Greqinë veriore nuk janë ndryshuan.

Sipas Marrëveshjes së Prespës, Këshilli i Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë i udhëhequr nga kryeministrat e dy vendeve, “do të mblidhet të paktën një herë në vit dhe do të jetë organi kompetent për zbatimin e duhur dhe efektiv të kësaj Marrëveshjeje dhe të Planit të Veprimit që do të rezultojë prej saj”.

Seanca e parë dhe e vetme ndërqeveritare u mbajt në Shkup në prill të vitit 2019, gjatë vizitës së kryeministrit të atëhershëm grek, Aleksis Cipras, ndërsa e dyta do të duhej të pritej nga Greqia. 

 Zgjidhja e kontestit të emrit normalizoi plotësisht marrëdhëniet politike dypalëshe, të cilat hynë në një rrjedhë normale, me komunikim të rregullt dhe aktiv të ndërsjellë, me takime dhe vizita, dhe rezultuan me vizitën e parë zyrtare në Greqi nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, si dhe vizita e parë zyrtare e kryeministrit grek në vend.

 

Në tetor 2021, presidenti Stevo Pendarovski ishte kreu i parë i shtetit që vizitoi Greqinë dhe u prit me nderime të larta në Athinë, ndërsa më pak se një vit pas nënshkrimit të Marrëveshjes, në prill të vitit 2019, kryeministri i atëhershëm grek Aleksis Cipras vizitoi Shkupin dhe u mbajt këshilli i parë i bashkëpunimit të nivelit të lartë, i përbërë nga përfaqësues të dy qeverive, të kryesuar bashkërisht nga kryeministrat.

 Mirëpo, kryeministri aktual grek ende nuk ka bërë ndonjë vizitë zyrtare, pune apo joformale në Shkup dhe as nuk është rënë dakord për vizitën kthyese të Presidentes së Greqisë, Katerina Sakellaropoulu.

Sanja Ristovska

 

QËNDRONI TË LIDHUR