• e hënë, 08 korrik 2024

Gjashtë të lënduar, njëri prej të cilëve më rëndë në ndeshjen e dy automjeteve "golf" në rrugën Shkup-Tetovë

Gjashtë të lënduar, njëri prej të cilëve më rëndë në ndeshjen e dy automjeteve

Shkup, 3 qershor 2023 (MIA) - Gjashtë persona janë lënduar, njëri prej të cilvëe më rëndë në ndeshjen e komunikacionit që ndodhi dje mes dy automjeteve "golf" në rrugën rajonale Shkup-Tetovë.

Siç kumtoi MPB, në orën 17:25 ka pasur paraqitje se në rrugën rajonale Shkup-Tetovë, në afërsi të f.Saraqinë, ka ndodhur fatkeqësi komunikacioni mes automjetit të udhëtimit, të llojit "golf", drejtuar nga O.R.(20) nga Tetova dhe automjetit poashtu "golf", drejtuar nga D.R.(37) nga Tetova, që të dy me targa të Tetovës.

"Në fatkeqësinë, lëndime të rënda trupore mori bashkëudhëtari i automjetit të parë, B.R.(47), ndërsa lëndime të lehta trupore morën dy vozitësit dhe tre bashkëudhëtarët nga të dy automjetet, konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës", theksojnë nga MPB.

Është kryer ekspertizë nga ekipi hetimor SPB Tetovë. ab/

Foto: MIA Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR