• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjashtë persona të shtruar në spital, gjithsej 553 raste të kollës së mirë deri më 9 maj

Gjashtë persona të shtruar në spital, gjithsej 553 raste të kollës së mirë deri më 9 maj

Shkup, 13 maj 2024 (MIA) - Pesëmbëdhjetë raste të reja me pertusis apo kollës së mirë, janë raportuar në periudhën nga 3 deri 9 maj ku gjashtë persona janë shtruar në spital. Sa i përket shpërndarjes gjeografike, pjesa më e madhe e rasteve janë raportuar në kuadër të epidemisë në Shkup - 14, ndërsa është raportuar edhe një rast në Kriva Pallankë. Mosha e pacientëve sillet nga një muaj deri në 62 vjeç, ndërsa numri më i madh i rasteve janë të grupmoshës deri në katër vjet, bëjnë të ditur Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) në raportin e fundit të publikuar sot.

Deri më 9 maj në vend janë regjistruar gjithsej 553 raste të kollës së mirë, me një incidencë prej 30.1/100 mijë banorë. Kjo paraqet një rritje të disafishtë të numrit të pacientëve në krahasim me pesëvjeçarin e kaluar – nga viti 2019 deri në vitin 2023, kur janë regjistruar gjithsej 10 raste.

Nga ISHP-ja theksojnë se janë dy epidemi të vazhdueshme të paraqitura në territorin e Shkupit dhe Kumanovës.

Nga 18 janar deri 9 maj janë dhënë gjithsej 45,715 doza të vaksinës që përmban një komponentë të kollës së mirë. qa/

Foto: arkivi i MIA-s, Instituti i Shëndetit Publik

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR