• e martë, 02 korrik 2024

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në Strumicë

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në Strumicë

Strumicë, 14 janar 2024 (MIA) - Gjashtë persona janë lënduar në një aksident komunikacioni i cili ka ndodhur sot në mëngjes në orën 3:40 në bulevardin "Marshall Tito" në Strumicë, njoftuan nga SPB Strumicë.

Në aksident kanë marrë pjesë tre automobilë me targa të Strumicës - "audi" i drejtuar nga K.R. (25) nga Strumica, "opel astra" i drejtuar nga K.Sh. (29) nga fshati Geçerlia, i Strumicës dhe një "bmv" i drejtuar nga A.S. (26) nga fshati Angelci, i Strumicës. 

Siç bëhet e ditur në kumtesë, në aksident lëndime të rënda trupore ka marrë J.S. (24), bashkëudhëtar në automjetin "audi", ndërsa lëndime trupore kanë marrë shoferët e automjeteve "audi" dhe "opel astra", si dhe M.Sh. dhe A.D., bashkëudhëtarë nga vetura "opel astra" dhe V.M.Gj., bashkëudhëtar nga vetura "audi". 

Lëndimet ishin konstatuar nga mjeku në Qendrën Mjekësore Strumicë, ndërsa mbikëqyrje në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi mbikëqyrës në Stacionin Policor Strumicë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR