• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjashtë gjyqtarë të rinj dhanë deklarata solemne para Këshillit gjyqësor

Gjashtë gjyqtarë të rinj dhanë deklarata solemne para Këshillit gjyqësor

Shkup 9 tetor 2023 (MIA) - Gjashtë gjyqtarë të rinj sot dhanë deklarata solemne para Këshillit gjyqësor. Këta gjyqtarë do të punojnë në Gjykatën themelore civile Shkup dhe Gjykatën themelore penale Shkup, ndërsa vijnë nga Akademia për gjyqtarë dhe prokurorë publikë.

Gjyqtaret Irena Mitreska, Dragana Iliovska dhe Sanja Tomiq Velkoski sot në Këshillin gjyqësor nënshkruan deklaratë solemne për Gjykatën themelore civile Shkup.

Liljana Milanova, Vlatko Sekovski dhe Nadica Mitreska nënshkruan deklaratë solemne për gjyqtarë në Gjykatën themelore penale Shkup. si/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR