Gjykata e Apelit do të mbajë seancë publike për rastin "TNT"
- Gjykata e apelit Shkup sot duhet ta mbajë seancën publike për rastin "TNT" lidhur me rrënimin e kompleksit banesor-afarist "Kosmos".
- Post By Arta Bunjaku
- 08:18, 6 nëntor, 2023
Shkup, 6 nëntor 2023 (MIA) - Gjykata e apelit Shkup sot duhet ta mbajë seancën publike për rastin "TNT" lidhur me rrënimin e kompleksit banesor-afarist "Kosmos".
Pronari i kompanisë "FINE" Fiat Canovski dje në konferencë për shtyp akuzoi për precedent gjyqësor në Gjykatën e apelit dhe pohoi se po përgatitet vjetërimi i lëndës "TNT me çka kompania nuk do ta marrë dëmshpërblimin prej 11 milionë eurove.
"Gjykatësi nmjoftues dhe kryetar i këshillit, GJoko Ristov në vend se të veprojë në pajtim me dispozitat e Ligjit për procedurë penale (LPP) për lëndën dhe të caktojë termin intern për këshillim dhe votim rreth lëndës, ai caktoi seancë publike për 06.11.2023, vetëm me një qëllim, duke ditur se ajo do të mbahet, atëherë Këshilli do të duhet të sjellë vetëm një vendim të vetëm - të konstatojë vjetërim për ndjekje penale ndaj të akuzuarit dhe 'FINE' përgjithmonë të mbetet pa dëmshpërblimin e vet prej 11 milionë eurove", tha Canoski.
Sipas aktvendimit të shkallës së parë të Gjykatës penale, Canoski duhet të marrë dëmshpërblim prej pothuajse 11 milionë eurove për shkak të rrënimit të kompleksit.
Ndaj kësaj reagoi Gjykata e apelit prej ku theksuan se veprimi i këshillit gjyqësor është në pajtim me Ligjin për procedurë penale.
"Pas seancës së mbajtur publike më 08.05.2023, gjatë procesit të sjelljes së vendimit, anëtarët e këshillit, duke i shqyrtuar ankesat nga disa mbledhje, u lëshuan në vlerësim të bazës së supozimeve ankuese, ndërkaq duke pasur parasysh se bëhet fjalë për lëndë voluminoze dhe komplekse, me numër të madh të dëshmive, edhe para vendim-marrjes meritore, për shkak të mospajtimeve të konstatuara mes procesverbalit për këshillim dhe votim në gjykatën e shkallës së parë dhe burimit të aktvendimit të shkallës së parë me dërgesë me shkrim të aktvendimit të përgatitur në pjesën e dënimit të shqiptuar të njërit prej të akuzuarve, si dhe në pjesën e lloogaritjes së paraburgimit në dënimet e shqiptuara, në mbledhjen e mbajtur më 11.07.2023, anëtarët e këshillit gjyqësor vendosën që lënda me të gjitha shkresat në mënyrë administrative të kthehet në gjykatë të shkallës së parë për shkak të heqjes së mospajtimeve të lartëcekura të cilat paraqesin pengesë në procesin e sjelljes së vendimit të shkallës së dytë", ceket në kumtesë.
Gjykata e shkallës së parë, siç ceket, duke vepruar sipas kthimit administrativ të shkresave të kësaj gjykate, më 01.09.2023 solli Vendim për përmirësim i cili i është përshpejtuar palëve më 11.09.2023.
"Pas kompletimit të shkresave të lëndës më 05.10.2023, i njejti sërish i është dërguar Gjykatës së apelit Shkup, pas çka më 06.10.2023 është dërguar për mendim pas ankesave të dekalruara të aktvendimit drejt Prokurorisë së lartë publike Shkup, propozimi i të cilit është praniar në Gjykatë më 12.10.2023, pas çka menjëherë është caktuar seancë publike për më 06.11.2023, me kërkes të palëve", theksojnë nga Gjykata e apelit.
Për shkak të interesimit të madh nga opinioni, nga Gjykata e apelit Shkup paralajmërojnë se do të sigurohen kushte për ndjekje të seancës për interesimin e publikut dhe mediave. ab/
Foto: МIА arkivi