• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Giri për MIA-n: Ekziston boshllëk në Kodin Penal, i cili duhet të mbyllet me prioritet

Giri për MIA-n: Ekziston boshllëk në Kodin Penal, i cili duhet të mbyllet me prioritet

Shkup, 12 janar 2024 (MIA) - Euroambasadori Dejvid Gir në intervistë për MIA-n thekson se shqetësimi kryesor në lidhje me ndryshimet e shpejta të Kodit Penal është mundësi për rritje të mosnëshkueshmërisë dhe ajo, që u dëshmua me kalimin e kohës, siç theksoi, është se pasi ndryshimet hynë në fuqi, mosndëshkueshmëria është rritur. 

"Ajo që e tërhoqi vëmendjen dhe shqetësimin tonë ishin ndryshimet e Kodit Penal. Në atë kohë ishim të shqetësuar se kjo do të shkaktojë mosndëshkueshmëri, këtu ishte edhe keqpëdorimi i flamurit evropian, por shqetësimi kryesor ishte se kjo mund të shkaktojë mundësi më të mëdha për mosndëshkim. Dhe atë që e shohim rast pas rasti me kalimin e kohës është mosndëshkimi i rritur, dhe tani e pamë se kziston boshllëk në një pjesë të ligjit i cili duhet të mbyllet me prioritet", thotë Giri, duke u përgjigjur në pyetjen për problemin me korrupsionin me të cilin përballet vendi, që ishte shënuar edhe në raportin e fundit të Komisionit Evropian. 

Korrupsioni, thekson euroambasadori, e minon potencialin ekonomik të shtetit, i minon inovacionet, përfaqëson një nga ata faktorë që i detyron njerëzit që të largohen nga vendi dhe gjithsesi përfaqëson burim të pabarazisë dhe padrejtësisë.

"Prandaj është shumë shqetësues që raporti i nëntorit i Komisionit Evropian thotë se nuk ka përparim në luftën kundër korrupsionit. Pritshmëria jonë është që kjo të jetë një nga fushat kryesore ku autoritetet duhet të jenë aktive, lufta kundër korrupsionit", theksoi Giri, i cili përmendi se ka edhe shembuj të ndritshëm, si puna e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Entit Shtetëror të Revizionit, por shtoi se në luftën kundër korrupsionit duhet të përfshihen të gjithë faktorët socialë.

Intervista me ambasadorin evropian Dejvid Gir me video material do të publikohet nesër. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR