• e shtunë, 23 nëntor 2024

Gir: Është shqetësues implementimi i dobët i rekomandimeve të KSHPK-së

Gir: Është shqetësues implementimi i dobët i rekomandimeve të KSHPK-së

Shkup, 7 shkurt 2024 (MIA) - Euroambasadori Dejvid Gir sot ka porositur   se është shqetësues implementimi i dobët i Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (KSHPK). Ai potencoi se të gjitha rekomandimet e KSHPK-së dhe të Revizorit të shtetit nuk janë sekrete, por janë publikisht janë të disponueshme   dhe qytetarët presin që ata të implementohen në vazhdimësi.

"Puna e KSHPK-së është shumë e rëndësishme sepse ka shfaqur një shqetësim dhe ka ngritur një çështje që i prekin qytetarët dhe institucionet. Është e vërtetë  se të gjithë ato rekomandime që dalin nga KSHPK-ja, ndërsa nuk janë implementuar  është shqetsuese për të gjithë ne", deklaroi Gir gjatë donacionit të autojeteve për Shërbim për Ndihmën e Shpejtë në Shkup, në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve.

Ai nënvizoi se me kalimin e viteve bie përqindja e implementimit të rekomandimeve të cilët dalin  nga KSHPK-ja.

"Nëse i shqyrtoni të gjitha rekomandimet që dalin nga KSHPK-ja, si dhe përqindja e  implementimit të tyre ndër vite, do të vëreni se nga 20 për qind bien në 10 për qind dhe deri para pak kohësh ishin 14 për qind. Është vërtet shumë zhgënjyese dhe qytetarët me të drejtë presin një nivel të lartë të implementimit të rekomandimeve të tyre. Të gjitha rekomandimet që dalin nga raporti i Revizorit  të Shtetit dhe KSHPK-së nuk janë sekrete. Ato janë publikisht në dispozicion  dhe ne por edhe qytetarët presim që ato të implemetohen në mënyrë të vazhdueshme", shtoi Gir. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR