• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gir: Të përmbushen rekomandimet e OLAF, nuk do të ulen mjetet për Erazmus+

Gir: Të përmbushen rekomandimet e OLAF, nuk do të ulen mjetet për Erazmus+

Shkup, 29 mars 2024 (MIA) - Ambasadori i Bashkimit Evropian në vend, Dejvid Gir deklaroi se nuk do të ulen mjetet financiare të përcaktuara nga Bashkimi Evropian për Agjencinë kombëtare për Erazmus+, si dhe se programi nga i cili përfitojnë të rinjtë do të vazhdojë të zbatohet.

Në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve pasi Zyra evropiane për luftë kundër mashtrimeve (OLAF) ka kërkuar kthimin e 2,2 milionë eurove nga Maqedonia e Veriut, të keqpërdorura përmes programit Erazmus+, Gir sot tha se presim që shteti që vazhdojë t'i jep rekomandimet e dhëna nga OLAF.

Euroambasadori theksoi se në përputhje me procedurat standarde, nuk i ka komentuar vendimet e marra nga OLAF, pasi siç tha ai, ai është një trup i Bashkimit Evropian për hetime të mashtrimeve.

"Presim nga ana e Agjencisë kombëtare për Erazmus+ këtu në Republikën e Maqedonisë së Veriut të vazhdojë të jep dhe të përmbush të gjitha rekomandimet e dhëna nga OLAF. Kuptohet se ne vazhdojmë të kemi besim në punën e vet Agjencisë për Erazmus+, që do të thotë se mbetemi të bindur se sasia e mjeteve të financimit të ndara për Erazmus+ nuk do të ulen, përkundrazi ne jemi të lumtur të ndajmë me ju se Erazmus+ do të vazhdojë të zbatohet dhe do të përfitojnë të rinjtë, nxënësit, studentët dhe Universitetet në vendin tonë", tha Gir, në pyetjen e gazetarëve.

Drejtori i Agjencisë kombëtare Marko Gjorgievski dje në konferencë për shtyp kumtoi se ishte i informuar se egzistojnë parregullësi në lidhje dosjet e projekteve të 22 shfrytëzuesve të granteve nga programi Erazmus+, i financuar nga Komisioni evropian. Gjorgjievski tha se nuk mund të kumtojë më shumë hollësira, sepse rasti është në Prokurorinë themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrrupsionit dhe është në procedurë parahetimore. Agjencia, siç tha, është e hapur për bashkëpunim dhe me të gjithë resurset dhe dokumentacionin e saj është në dispozicion të Prokurorisë që e heton çështjen dhe Drejtorisë për polici financiare.

Drejtori i përgjithshëm për arsim, rini, sport dhe kulturë të Komisinit Evropian, në përputhje me raportin e OLAF, me 30 nëntor të vitit 2023 përmes postës elektronike dërgoi njoftim deri tek Agjencia kombëtare për programet arsimore evropiane dhe mobilitet me kërkesë për kthim të mjeteve, ndërsa këtë muaj Agjencia pranoi njoftim dhe për plotëfuqishmëri të vendimit. Sipas këtij njoftimi, kërkohet kthim i mjeteve me vlerë 2.276.212 euro, të cilat janë ndarë si grante në periudhën 2016-2018. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR