• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Gir: Shumë shpesh përdoret flamuri evropian për ligje për të cilat nuk është i dedikuar

Gir: Shumë shpesh përdoret flamuri evropian për ligje për të cilat nuk është i dedikuar

Shkup, 11 maj 2023 (MIA) - Arsyeja për të cilën e ngrita çështjen për përdorimin e flamurit evropian, është pikërisht për shkak të asaj që shumë shpesh përdoret për miratimin e disa ligjeve, përderisa dihet se përdorimi i flamurit evropian gjithnjë përdoret përmes miratimit të ligjit i cili ka lidhje të drejtpëdrejt me praktikat evropiane dhe legjislacionin evropian, porositi ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut, Dejvid Gir.

Ai në promovimin e sotëm të projekteve të 25 organizatave civile, të zbatuara në kuadër të Programit rajonal për demokraci lokale në Ballkanin Perëndimor 2 - ReLOaD2, theksoi se gjithnjë përdorimi i flamurit evropian duhet të bëhet pas konsultimit paraprak ndërmjet të gjitha partive politike dhe kjo është për harmonizimin e legjislacionit evropian. 

"Kuptohet ne kemi kontakte të rregullta me Qeverinë në lidhje me këtë çështje, megjithatë edhe me një varg çështjesh dhe kuptohet se gjihnjë jemi të gatshëm ta dëgjojmë Qeverinë çka ka për të thënë në lidhje me këtë çështje dhe me çështje të tjera të cilët na prekin të gjithë neve. Dhe sa i përket vetë opozitës ne jemi në dialog të rregullt edhe më atë për çështjet të cilat i ngrisin ata", deklaroi Gir. fc/

Фото: МИА архива

QËNDRONI TË LIDHUR