• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gir: Shpresojmë se ndryshimet kushtetuese do të bëhen sa më parë në mënyrë që vendi ta shfrytëzojë momentumin për zgjerim

Gir: Shpresojmë se ndryshimet kushtetuese do të bëhen sa më parë në mënyrë që vendi ta shfrytëzojë momentumin për zgjerim

Shkup, 13 tetor 2023 (MIA) - Hapi i ardhshëm në drejtim të euroinegrimit të vendit varet nga miratimi i ndryshimee kushtetuese, megjithatë ajo është çështje e cila është në duart e vetë vendit, e Kuvendit. Shpresojmë se do të mund të bëhen sa më parë, në mënyrë që vendi ta shfrytëzojë momentumin e krijuar dhe përfundimisht, me vendosmëri të lëvizë në rrugën e vet eurointegruese, deklaroi shefi i Delegacionit të BE-së, ambasadori Dejvid Gir gjatë vizitës së sotme në Komunën Shuto Orizarë.

"Sa i pëket ndryshimeve kushtetuese, siç e dini tashmë, ajo çështje doli si pjesë e Marrëveshjes bilaterale mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë e cila u arrit në korrik të vitit 2022. Dhe mu ajo marrëveshje e hapi mundësinë që Republika e Maqedonisë së Veriut, me vendosmëri të mund të lëvizë në rrugën e saj eurointegruese, përkatësisht t'i hapë negociatat inkuadruese si rezultat i të cilave e patëm edhe hapjen e procesit të skriningut. Hapi i ardhshëm në këtë proces me të vërtetë varet nga miratimi i ndryshimeve kushtetuese, megjithatë, ajo është çështje e cila është në duart e vetë vendit, në duart e Kuvendit dhe atyre të cilët janë të involvuar me të. Ai është vendim sovran i cili duhet të sillet, por sapo të sillet, tashmë kalojmë në hapin e ardhshëm që do të thotë se vendi vazhdon të lëvizë përpara në rrugën drejt BE-së dhe nuk ka vendime të tjera shtesë të cilat duhet të sillen më tutje", tha Gir në pyetjen e gazetarëve për procesin e ndryshimeve kushtetuese i cili po ngecë në vend dhe që do të ndodhë nëse në samitin e dhjetorit të BE-së në të cilin pritet të sillen vendime të mëdha për vendet e Ballkanit Perëndimor, të mos ketë vendim për vendin.

Gir njëherit e cekë momentumin e krijuar lidhur me përshpejtimin e procesit të zgjerimit si rezultat i agresionit rus në Ukrainë.

I pyetur se si e komenton qëndrimin e Pendarovskit se kur bëhet fjalë për ndryshimet kushtetuese, që ato më mirë të zgjidhen në përbërjen e ardhshme parlamentare dhe çka do të thotë kjo për eurointegrimet, Gir thotë se nuk mund të komentojë deklarata të politikanëve të ndryshëm, madje edhe deklaratë të presidentit të shtetit. Me atë rast shton se "të vetmen që mund ta them është se ne të gjithë, sinqerisht shpresojmë se të gjitha këto ndryshime do të mund të bëhen sa më parë të jetë e mundur, në mënyrë që ky vend përfundimsiht të lëvizë me vendosmëri në rrugën e vet eurointegruese".

Lidhur me mbajtjen e zgjehdjeve të rregullta presidenciale dhe parlamentare së bashku në n jë afat të njejtë, që është kërkesë e bllokut opozitar dhe çka do të ndoshë me vendin nëse nuk ka census në zgjedhjet presidenciale, Gir nënvizon se edhe kjo është çështje e cila në tërësi i prekë vetë partitë politike, përkatësisht Qeverinë e cila do të vendosë vetë për shpalljen e zgjehdjeve, si dhe se vetë zgjedhjet duhet të ndodhin kur të gjitha partitë politike të vendosin për datën e vetë zgjedhjeve.

Sa i përket procesit të skriningut, euroambasadori Gir, siç thotë, ka vetë fjalë lavdëruese.

"Në të vërtetë do të doja ta përshëndes vetë angazhimin dhe punën me përkushtim nga ana e përfaqësuesve qeveritarë. mendoj se puna e tyre deri më tani me të vërtetë ishte e mirë dhe siç po ia frohemi fundit të vetë atij procesi, mendoj se ajo punë është mjaft pozitive", tha Gir.

Për atë se deri ku është puna e misionit vlerësues për Këshillin gjyqësor dhe kur do të arrijë raporti, Gir, thotë se të gjithë janë në pritje, por se është shumë herët të japë çfarëdo lloj vlerësimi për atë se cili do të jetë epilogu i vizitës së tyre. Ata patën me të vërtetë vizitë mjaft të mirë, takime shumë gjithpërfshirëse me të gjithë faktorët këtu, në mënyrë shumë transparente, kështu që, konsideron ai, ata tashmë kanë ide mjaft të qarta lidhur me situatën këtu. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR