• e shtunë, 23 nëntor 2024

Gir: Reformat në gjyqësor janë një proces që duhet të përparojë, nevojiten hapa të rëndësishëm për përparim të mëtejshëm

Gir: Reformat në gjyqësor janë një proces që duhet të përparojë, nevojiten hapa të rëndësishëm për përparim të mëtejshëm

Shkup, 22 mars 2023 (MIA) - Reformat në gjyqësor me të cilat do të sigurohet sundimi i ligjit është një proces i vazhdueshëm që duhet të ecë përpara, nevojiten hapa të rëndësishëm për përparim të mëtutjeshëm, theksoi sot ambasadori evropian Dejvid Gir pas nënshkrimit të Marrëveshjes për grant nga BE-ja dhe BEI për stacionin e filtrimit për ujëra të zeza në Shkup.

Gir theksoi se do të vazhdojnë të sigurojnë ndihmë financiare dhe teknike në këtë proces. Euroambasadori theksoi se duhet të sigurohet që do të ketë gjyqësor që do të ketë besimin e publikut dhe do të jetë i pavarur, profesional dhe objektiv.

"Siç e dini, çdo vit Komisioni Evropian ka një raport për vendin që monitoron progresin përtej kufirit në fushën e reformave në lidhje me BE-në dhe natyrisht kjo e konsideron thellë çështjen e reformave në gjyqësor dhe sundim të ligjit sepse ajo është një element thelbësor në procesin e anëtarësimit. Për këtë arsye ne e ndjekim zhvillimin në çdo fazë që nga hapja e negociatave deri në pranimin e vendit", tha Gir.

Vlerësoi se ka përparim në disa fusha dhe institucione.

"Ne i inkurajojmë ata të përparojnë edhe më shumë. Çdo qytetar e di mirë se ka dobësi serioze që duhen adresuar shpejt, theksoi Gir. ls/

Foto: MIA arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR