• e shtunë, 23 nëntor 2024

Gir: Përfshirja e romëve është indikator për atë sa BE-ja dhe Maqedonia e Veriut janë të suksesshme në divergjencat

Gir: Përfshirja e romëve është indikator për atë sa BE-ja dhe Maqedonia e Veriut janë të suksesshme në divergjencat

Shkup, 6 porill 2023 (MIA) - Përfshirja e romëve në shoqërinë e përgjithshme është me të vërtetë indikator i rëndësishëm për atë se sa ne si Bashkimi Evropian dhe Maqedonia e Veriut si vend, e cila negocion për hyrje në BE, jemi të suksesshëm në bashkimin e divergjencave. Të tregojmë se jemi në rrugën e duhur, Unioni ju mbështet në këtë rrugë dhe bashkëpunon me autoritetet, me vetë komuniteti rom dhe e shoqërinë dhe më gjerë, porositi euroambasadori në vend, Dejvid Gir në Konferencën "Strategjia e romëve, rrjedha dhe hapat e ardhshëm".

Në konferencë fjalim të vetin kishte edhe presidenti Stevo pendarovski, ministrja e Punës dhe Politikë Sociale, Jovanka Trençevska, ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoja Boçvarski.

"Gjatë viteve të fundit është bërë shumë në të gjithë Evropën për të mbrojtur kulturën, gjuhën rome dhe respektimin e të drejtave themelore të romëve. Megjithatë, varfëria, diskriminimi dhe përjashtimi që kanë prekur historikisht romët janë ende të dukshme në të gjithë vendet në Evropë, në Bashkimin Evropian dhe më gjerë, duke përfshirë vendet negociuese, siç është rasti këtu", tha Gir.

Theksoi se BE-ja njeh shumë vëshirësi dhe diskriminim duke pasur parasysh të jetës ekonomike me të cilën përballen romët, por Unionit i ndërmerr masat që të zgjidhet kjo, duke përfshirë edhe ndihmë financiare, si dhe programet që zbatohen, në kuadër të BE-së, por edhe jashtë.

Ai theksoi se nevojitet të vihet fokusi në çështjet siç janë mosdiskriminimi, akomodimi, e drejta e arsimit, e drejta e punës, organizata civile dhe me këtë rast duhet të kalohet nga nisma e BE-së dhe konferencat drejt hapave konkrete.

Ai theksoi se Bashkimit Evropian e fokuson mbështetjen e vet të barazisë, përfshirë edhe pjesëmarrjen, arsimin, pëunësimin, shërbimet shëndetësore dhe akomodimin e romëve me rekoma dime për vendet-anëtare ashtu edhe për vendet që dëshirojnë të bëhen anëtare dhe e gjithë kjo e mbështetur me hapa praktike dhe me aksione në terren. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR