• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gir: Ndryshimet kushtetuese janë përgjegjësi e çdo deputeti, ata duhet ta shohin fotografinë e madhe dhe të shohin se cili është interesi kombëtar

Gir: Ndryshimet kushtetuese janë përgjegjësi e çdo deputeti, ata duhet ta shohin fotografinë e madhe dhe të shohin se cili është interesi kombëtar

Shkup, 5 korrik 2023 (MIA) - Euroambasadori në vend, Dejvid Gir sonte në një intervistë për "Top tema" në TV Telma thotë se ndryshimet kushtetuese nuk do të jenë kërkesa e fundit e BE-së, por se vendi duhet të përqëndrohet në reforma, veçanërisht në sundimin e drejtësisë. 

"Ndryshimet kushtetuese nuk do të jenë kërkesa e fundit për këtë vend. Ne do të kërkojmë nga ky vend që në çdo hap të bëjë reforma. Me rëndësi është që kërkesat të jenë të bazuara në reforma. A bëtë reforma në sundimin e drejtësisë, në mjedisin jetësor dhe në të gjitha ato sfera. Aty duhet të jetë fokusi, e jo kërkesat dypalëshe të përfshihen në proces", tha Gir. 

Për atë a është e mundur që ndryshimet kushtetuese të miratohen deri në nëntor, Giri tha se çështja se si tani të bëhet përparim është e madhe. 

"Çështja tani është nëse vendi mund të jetë i bashkuar në programin e reformës së BE-së, për të shkurtuar hendekun politik, për të ecur përpara me vendosmëri. Kur shikoni vendet e tjera si Kroacia apo Sllovenia, të gjitha ato vende që u bashkuan së fundmi, përvoja e tyre ishte se grupet politike u bashkuan edhe pse ishin shumë të ndara në shumë fusha, për këtë çështje ata punuan së bashku për të arritur një qëllim të përbashkët - anëtarësimin në BE. Besoj se e njëjta gjë duhet të zbatohet edhe këtu për ndryshimet kushtetuese. Por ky është vetëm fillimi, sepse atëherë çdo hap i rrugës duhet të jetë me një angazhim të përbashkët për të ecur përpara", thotë Giri.

A është optimist se ndryshimet në Kushtetutë do të ndodhin deri në nëntor, Giri tha se ndryshimet kushtetuese do të jenë përgjegjësi e çdo anëtari individual në Kuvend. 

"Atë që do tua thoja atyre, është se ata do të duhet të vendosin vetë për veten. Ta shohin fotografinë e madhe, të shohin cili është interesi kombëtar dhe të vendosin në bazë të atij. Vlerësoj se nëse njerëzit e shohin këtë çështje të madhe, jam optimist se mund të ecim përpara", theksoi Giri. 

Në pyetjen nëse me regjistrimin e ndryshimeve kushtetuese në kornizën negociuese BE-ja ka ndikuar në thellimin e krizës politike në vend, thotë se ajo që ndodhi në korrik të vitit të kaluar ka qenë depërtim për shtetin.

"Kishte veto dhe rreth 18 muaj edhe është arritur kompromis, si mënyrë që të vazhdohet më tej. Kompromis, i cili sipas mendimit tim, nuk i ka kënaqur të gjithë, sepse asnjë kompromis nuk e ka bërë këtë, por megjithatë ishte mundësi. Mundësi për vendin që të lëvizë me vendosmëri përpara. E keni shfrytëzuar këtë mundësi, e keni filluar procesin e skriningut, i filluar bisedimet. Konsideroj se ky ka qenë një zhvillim shumë pozitiv. Kuptohet, gjatë debatit korrikun e kaluar kishte shumë emocione, kishte shumë konfuzion, madje edhe habi. Çka do të thotë kjo për ne? A do të ndikojë në identitetin tonë. Pyetje të këtilla. Ndoshta është dashur të komunikojmë më qartë për atë se çka do të thotë vetë Marrëveshja. Por, kur i shohim pyetjet që janë shtruar atëherë, disa nga zemra, që ishte e sinqertë dhe me të vërtetë e dhimshme nga qytetarët e thjeshtë, disa, mendoj më shumë në mënyrë cinike, ndërsa disa në mënyrë manipuluese. Le t'i shohim këto pyetje. Pyetjet e para që arritën ishin. A do ta humbim gjuhën tonë? A do të heqim dorë nga gjuha jonë. Jo fare. Pikërisht është e kundërta. Korniza negociuese e ka gjuhën, gjuhën maqedonase, pa çfarëdo kualifikimi në të. Kjo është baza, në të cilën negociatat do të avancohen. Dhe kuptohet e kemi parë marrëveshjen, siç është marrëveshjen me FRONTEKS-in dhe të tjerët, të cilët janë miratuar në gjuhën maqedonase në kontekst të BE-së", tha Gir.

Lidhur me atë nëse historia, identiteti, nëse këto çështje do të vihen nën dyshim, si rezultat i kësaj marrëveshje, ai thotë se nuk humbet identiteti në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

I pyetur se e kujt është përgjegjësia që shteti kohë të gjatë është në dhomën për pritje të BE-së, ai thotë se përgjegjësi ka në të dy anët.

"Mendoj se ka përgjegjësi në të dy anët. Gjithsesi ka përgjegjësi edhe në anën e Bashkimit Evropian. Nevojitej shumë kohë, siç thash, kohë tepër të gjatë dhe kjo ka ndikuar në besimin. Por, ka përgjegjësi edhe në anën e qeverive dhe autoriteteve të njëpasnjëshme, pasi zemra e procesit aderues është implementimi i reformave, të cilat do të bëjnë të mundur që vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian në nivel, të barabartë, me të gjitha anëtaret. Përgjegjësia për implementimin e këtyre dy reformave ishte te qeveritë e njëpasnjëshme dhe dikush duhet të parashtrojë pyetje: pse nuk përparojmë më shumë? Po, vendi ka bërë përparim, e ne kemi njoftuar për këtë në shumë sfera, por megjithatë shumë më tepër ka mundur të bëhej. Sot nuk duhej të kemi biseda ekstenzive dhe të vështira për sundimin e së drejtës, luftës kundër korrupsionit, të gjitha këto çështje kyçe, të cilat ende janë çështje të mëdha pothuaj 30 vite prej se është formuar vendi. Do të thotë, ka përgjegjësi edhe aty, në anën e autoriteteve, pasi në fund ky është çelësi për anëtarësim në BE", tha ambasadori Dejvid Gir. mb/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR